E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen Paketa Ditore me 8.3 lek/minutë

"Vodafone" prezanton ofertën Paketa Ditore - thirrje drejt çdo rrjeti kombëtar, në çdo kohë, vetëm për 8.3 lek/min. Komunikimi përmes "Vodafone" nuk mund të bëhet më i thjeshtë. Me ofertën e re Paketa Ditore, të gjithë klientët e Vodafone Card mund të flasin në çdo moment të ditës, drejt çdo rrjeti kombëtar për vetëm 8.3 lek/min, përfshirë TVSH. Si gjithmonë, ofertat e "Vodafone" janë transparente dhe nuk përmbajnë kosto të fshehura: kostoja për çdo minutë të telefonatës është e njëjtë - pavarësisht nëse është minuta e parë apo e fundit e telefonatës.

"Kjo ofertë e re fantastike mund të përfitohet shumë thjesht, me vetëm një telefonatë tek 15116, ku një paketë prej 12 minutash kombëtare mund të blihet me vetëm 100 lek, përfshirë TVSH", bën të ditur kompania celulare. Vlefshmëria e paketës është deri në orën 23:59 të ditës pasardhëse. Për më tepër, çdo abonent i "Vodafone Card" ka të drejtën e blerjes së një numri të pakufizuar paketash, sapo çdo paketë paraardhëse të jetë konsumuar. Kjo ofertë është tashmë e hapur dhe do të vijojë deri në datë 30 nëntor 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›