Familjarët e viktimës së Bares: Edhe sot kemi frikë të flasim
Emri i Aldo Bares shkakton ende frikë në Lushnjë. Pas krimeve, banda është kujdesur të ushtrojë terror mbi familjarët e viktimave, në mënyrë që këta të mbyllin gojën. Efekti është i fortë edhe pas 12 vjetësh, edhe pasi njerëzit e kanë parë Aldo Baren të lidhur me zinxhirë.
Policia e Lushnjës thotë se viktimat e bandës në Lushnjë janë 22. Pas vrasjeve, familjet e viktimave janë shpërngulur, kush jashtë vendit, kush jashtë Lushnjës.
Në fshatin Saravë, që tani konsiderohet lagje e qytetit të Lushnjës, jeton ende familja e një prej viktimave të para të Aldo Bares, Nimet Zenelit.
Bashkëshorten e Nimet Zenelit, Kimeten, e gjejmë duke përgatitur darkën për vjehrrin dhe për djalin. "Isha 29 vjeçe kur më vranë burrin, ai ishte 32. Ka qenë 12 shkurt 1998. Djalin e vogël e kisha pa mbushur vitin dhe atë ditë po e çoja në konsultore. Na njoftoi një i afërm që Nimetin e kanë vrarë në tregun e Bubullimës, afër Kolonjës. Mua nuk donin të më tregonin për gjëmën, pasi të voglin e kisha në gji dhe trembeshin se mos më ikte qumështi", tregon e përlotur e veja e Nimet Zenelit.
Ajo thotë se vjehrri është marrë me këtë çështje. Ai ka shkuar në polici e gjykatë. "Nga sa më ka thënë, Nimeti është vrarë nga Aldo Bare dhe njerëzit e tij. Së bashku me të është vrarë edhe Gramoz Selmani, ndërsa ka shpëtuar gjallë Masar Aliu, i cili është vrarë pak ditë më vonë. Im shoq ishte duke ikur në Vlorë, me qëllim largimin drejt Italisë. Na thanë se Aldo Bare i kishte thënë që të largohej nga Gramoz Selmani dhe Masar Aliu, por ai ka këmbëngulur se i ka shokë. Më pas është shkrehur kallashnikovi, që fillimisht i ka lënë të plagosur, për t‘i vrarë me një breshëri të dytë".
Kimete Zeneli thotë se burri i saj nuk ishte anëtar i bandës kundërshtare me atë të Aldo Bares. Ajo thotë se me Artur Dajën familja e tyre ka lidhje krushqie. Sipas gruas, familja e tyre, edhe pas vrasjes së Nimetit, është kërcënuar. "Vetëm dy javë pas vrasjes së Nimetit erdhën katër anëtarë të bandës dhe na kërcënuan në shtëpi. Unë mora fëmijët dhe tentova të largohesha nga gardhi, ndërkohë që vjehrrin e morën. Më pas u kthyem dhe mundëm që të komunikonim me ta. U thamë që na vrisni të gjithëve dhe plakun të mos na i merrni", thotë Kimetja.
Familja ka frikë edhe sot. Myzafer Zeneli, vëllai i Nimetit të vrarë tregon se ndihet në rrezik. "Im atë është i vetmi që është marrë me çështjen e vrasjes së vëllait. Ne të gjithë jemi kërcënuar e terrorizuar dhe sot kemi frikë të flasim hapur. Vetëm plaku ka pasur guxim. Kanë ikur shumë vite dhe im vëlla është tretur, kurse Aldo Bare do të mund të dalë, pasi është shteti që e mbron", thotë Myzaferi.