Qeveria, 2 miliardë për ish të përndjekurit
Qeveria ka vendosur që të hapë fondin prej rreth 2 miliardë lekësh, që do të shpërndahet për 483 persona të cilët përfitojnë si ish të përndjekur politikë. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave miratoi listën e plotë të sjellë nga Ministria e Drejtësisë, e cila përmban 483 emra, të cilët përfitojnë gjithsej 1979834940 lekë të reja. Plani ishte për t‘u shpërndarë 2 miliardë e 90 milionë, por në fund u miratua shifra në kufi të 2 miliardëshit. Kryeministri Berisha e konsideroi këtë vendim shumë të rëndësishëm, duke siguruar se qeveria do t‘i qëndrojë angazhimit të saj për ish të përndjekurit politikë të regjimit komunist dhe ish-pronarët për dëmshpërblimin dhe kompensimin e tyre. "Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që bëhet në zbatim të ligjit dhe procesi do të fillojë. Këto dy shtresa, të përndjekurit politikë dhe ish-pronarët, do të kenë vëmendjen maksimale të qeverisë për t‘i qëndruar dëmshpërblimit, kompensimit të tyre", u shpreh Kryeministri. Në vendimin që u miratua në qeveri, theksohet: "Miratimi i dëmshpërblimit financiar për ish të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital, sipas listës". Masa e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve me dënim kapital të bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist", të ndryshuar.
Në këtë nen të ligjit theksohet: "Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1000000 (një milion) lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që, në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100000 (njëqind mijë) lekë. Asnjë ish i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi". Ministria e Drejtësisë, brenda 1 jave nga miratimi në Këshillin e Ministrave të vendimit për dëmshpërblimin, i përcjell Ministrisë së Financave kopjen e plotë të dosjeve individuale të ish të dënuarve politikë që përfitojnë dëmshpërblim, sipas këtij ligji. Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan në vlerë të plotë dëmshpërblimin për çdo të dënuar politik, që përfiton sipas këtij ligji, nëpërmjet çeljes së depozitës bankare, në emër dhe/ose për llogari të tij apo të familjarëve të tij, në një bankë të nivelit të dytë. Dokumenti i çeljes së llogarisë bankare i bashkëlidhet dosjes në Ministrinë e Financave. Ministri i Financave urdhëron shpërndarjen e dëmshpërblimit, sipas radhës së përparësisë së caktuar në nenin 12 të këtij ligji. Shuma e llogaritur të transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues të bëhet nga Ministria e Financave dhe të derdhet në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë e të përzgjedhura.
Y.Pata