Familjarët, presion mjekut policia e merr në mbrojtje
06/11/2009 Vdes në spital Petrit Hyka
TIRANE- Një mjek i ka kërkuar mbrojtje policisë së Tiranës, pasi familjarët e një personi të vdekur i bëjnë presion. Lajmi bëhet i dituar nga burime pranë policisë së kryeqytetit, të cilat thanë se mjeku emri i të cilit nuk bëhet i dituar, akuzohet nga familjarët e shtetasit të vdekur Petrit Hyka, për mosveprim në kohën kur ky i fundit është ndarë nga jeta në ambientet e spitalit. Mësohet se 48-vjeçari Hyka është ndjerë keq në banesën e tij dhe familjarët e dërguan menjëherë në ambulancën e lagjes ku ai gjeti vdekjen brenda pak minutash. Vdekja e 48-vjeçarit ka alarmuar familjarët e tij, të cilët kanë nisur t’i bëjnë presion mjekut. Gjithçka ka ndodhur ditën e djeshme në ambulancën e Kamzës në Tiranë, kur një mjek ka telefonuar policinë, të cilës i ka raportuar se familjarët e një personi të vdekur po i bëjnë presion. Burime nga policia thanë se familjarët fillimisht kanë dyshuar se 48-vjeçari Petrit Hyka ka gjetur vdekjen nga neglizhenca e mjekëve ndaj dhe kanë nisur të bëjnë presion. Ndërkohë që sipas mjekëve, i ndjeri ka mbërritur në ambulancë pa shpresa jete çka ka qenë e pamundur për ta t’i shpëtojnë jetën. Policia bëri të ditur se vdekja e Hykës ka ardhur nga shkaqe natyrale, megjithatë, trupi i tij u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme.