Policia e shtetit, të tjera ndryshime në strukturë
06/11/2009 Vijon reforma tek blutë
TIRANË-Policia e shtetit edhe ditën e djeshme ka pësuar të tjera rokada në rolet drejtuese. Në një njoftim zyrtar thuhet se “Drejtues Ylli Metko, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së qarkut Vlorë, deri tani Zv/Drejtor i Drejtorisë së Policisë së qarkut Elbasan. Drejtues i parë Enver Lirza, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Kufirit e Migracionit në Departamentin e Kufirit e Migracionit, deri tani Drejtor i Personelit në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse. Drejtues i Parë, Dashamir Maçi, emërohet Drejtor i Personelit në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Kufirit e Migracionit në Departamentin e Kufirit e Migracionit”. Ndryshimet në polici nisën me ardhjen e drejtorit të ri Hysni Burgaj që zëvendësoi Ahmet Prençin. Më tej Drejtues i Parë Hamdi Fjora, emërohet Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit. Rasim Borishi emërohet Zv/Drejtor i përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani Zv/Drejtori i përgjithshëm për Sigurinë Publike, etj.