Taçi i jep fund arratisë, vetëdorëzohet në polici
06/11/2009 Gjykata vendosi “arrest me burg” për të dhe dy bodigardët e kompanisë
TIRANE- Rezart Taçi, njeriu kryesor që dyshohet se ka goditur gazetarin Mero Baze, ka thyer misterin e vendndodhjes së tij, duke u vetëdorëzuar pasditen e djeshme në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Vendimi ka ardhur fill pas dhënies së masës së arrestit “burg pa afat” nga gjykata e Tiranës. Biznesmeni i ARMO-s është shfaqur në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia. Drejtuesi i kompanisë “Taçi Oil” ishte shpallur në kërkim pas denoncimit nga ana e gazetarit Mero Baze, i cili e akuzon për dhunë fizike ndaj tij. Përpara vetëdorëzimit në polici, Rezart Taçi, ka deklaruar për mediat se situata e krijuar është vetëm strategji e një lufte ndaj biznesit të tij, duke hedhur poshtë akuzat e gazetarit për konflikt fizik me të. Pas vetëdorëzimit në rajonin e policisë, 38-vjeçarit Rezart Taçi i është komunikuar vendimi i gjykatës së Tiranës, e cila urdhëroi që biznesmeni të qëndrojë në burg pa afat, për shkak se në bashkëpunim edhe me dy bodigardët e tij ka goditur për shkak të detyrës gazetarin Mero Baze. Përpara oficerëve të policisë Taçi ka deklaruar rrethanat e ndodhjes së ngjarjes, duke u shprehur në mënyrë të prerë se nuk kishte qëlluar gazetarin Baze. Pas përfundimit të procesit të dhënies së deklarimeve, Rezart Taçi është izoluar në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Mësohet se brenda 3 ditësh Rezart Taçi do të paraqitet sërish në gjykatën e Tiranës, ku do të japë përpara trupit gjykues pretendimet e tij lidhur me ngjarjen. Ndërkohë avokati i tij është shprehur se respekton vendimin e gjykatës, por njëkohësisht është i habitur nga masa e fortë e sigurisë ndaj klientit të tij. “Pas 3 ditësh do paraqesim prova, dhe shpresojmë që gjykata të zbusë masën e arrestit, pasi klienti im ka në pronësi shumë biznese që duhen menaxhuar”,-tha avokati Maks Haxhia.
Deklarata e Rezart Taçit
Respektoj vendimin e gjykatës
“Jam i gatshëm të respektoj në çdo moment çdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e gjykatës së rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj. Dua të theksoj faktin se nuk është në edukatën dhe formimin tim personal përdorimi i dhunës ndaj askujt dhe për më tepër ndaj përfaqësuesve të mediave, prandaj hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim. Sapo rashë në dijeni të vendimit të gjykatës vihem në dispozicion të drejtësisë dhe shpreh bindjen se rasti në fjalë do të trajtohet në bazë të ligjit”, deklaroi përpara vetëdorëzimit në polici biznesmeni Rezart Taçi. Ndërkohë avokati i tij është shprehur se klienti dhe ai vetë respekton vendimin e gjykatës, për të cilin po shikojnë mundësi për ta apeluar.
Konfliktet mes Taçit e Bazes
Mero Baze ka pasur një konflikt në distancë me Rezart Taçin, pasi ai ka shkruar gjerësisht në faqet e të përditshmes së tij “Tema” duke e akuzuar Taçin për kontrabandë. Botuesi i “Temës” është autor i dhjetëra shkrimeve, por edhe i disa emisioneve që kanë pasur në qendër pikërisht praktikat e ndjekura për privatizimin e ndërmarrjes më të madhe të rafinimit dhe tregtimit të naftës në Shqipëri ARMO, e cila u ble një vit më parë nga biznesmeni Rezart Taçi, ndonëse fillimisht ky privatizim u shpall sikur ishte kryer nga një firmë amerikane. Mendohet se si pasojë e këtyre artikujve, biznesmeni Taçi ka reaguar dhunshëm ndaj Bazes, ku në bashkëpunim edhe me dy bodigardët e tij, Bledar Lulo dhe Yrgen Selfo ai e ka qëlluar me grushte gazetarin. Ky akt u dënua ashpër ndaj i gjithë faktori ndërkombëtar si dhe nga shoqata të ndryshme që operojnë në Shqipëri.