E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërkon fond për energjinë elektrike, “përfiton” 460 milion, për ujësjellës

21/02/2005  FIER – Rreth 460 milion lekë janë akorduar për të ndërtuar një ujësjellës, i cili duket se nuk do të funksionojë kurrë, sepse aty ku mendohet të ndërtohet ai, nuk ka ujë. Çudia më e fundit vjen nga dy fshatra të Levanit të rrethit të Fierit.

Pas "varrosjes" së 360 milion lekëve për ujësjellësin e fshatrave Boçovë dhe Bashkim, në komunën Levan, Ministria e Rregullim Territorit dhe Turizmit si dhe Ministria e Pushtetit Lokal, priten të "varrosin" një tjetër fond prej 100 milion lekësh në këtë komunë. Ai është çelur për një tjetër investim dhe konkretisht, për ujësjellësin e fshatit Pishporo. Por, mungesa e energjisë elektrike si dhe mosfurnizimi nga magjistrali kryesor i rrjetit, e bën këtë fond që tani pa filluar, "të vdekur" dhe pa asnjë rezultat pozitiv për komunitetin.

Sipas sektretarit të këshillit të komunës Levan, Ibrahim Grëmi, mësohet se në këtë lëvizje ka vend për korrupsion, në një kohë që fondi ishte kërkuar për blerjen e dy autove për rregullimin e tensionit të energjisë elektrike, gjithçka ndryshohet për një tjetër ujësjellës, i cili do të ketë fatin e dy ujësjellësve të ndërtuar që para tri vjetësh, denoncon Grëmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›