E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjet e varfra të Tiranës pagesa ndaj Edi Ramës, 9700 lekë në vit, sa për 8 pasaporta elektronike

Kryebashkiaku i Kryeqytetit, hipokriti që pretendon se i qan hallin “të varfërve”, ua bën atyre jetën edhe më të vështirë

TIRANE – Edi Rama dje në pjesën e parë të ditës, por edhe të tjerët jo vetëm pas tij, por edhe pas Erjon Veliajt, sikurse ishin Valentina Leskaj, Kastriot Islami, etj., në pjesën e ditë të dytës, kishin refren të populizmave të tyre, togfjalëshin e ri “taksa e votës”. Duke artikuluar këtë togfjalësh, Rama, Veliaj, Leskaj, Islami, etj., i referoheshin procesit të pajisjes me pasaportat elektronike, të shtetasve shqiptarë, sigurisht, duke pasur merakun e shpërndarjes falas për kategoritë sociale të varfra.
Por, përkundër pretendimeve disaditore të opozitës, familjet, që në konceptin “të varfra”, sipas Edi Ramës, kursejnë shumë më shumë nga pajisja me pasaportë elektronike, në një vit, ndërsa për 9 vitet e tjerë të mundshme, sikurse parashikohet afati i këtyre pasaportave, këto familje, i përfitojnë disa shërbime, falas, e thënë më thjesht, pa ju dashur të marrin certifikata, sikurse deri tani, personale apo familjare, për çdo veprim nga më të rëndomtit, në raport ose jo me administratën shtetërore.
Në një llogari të thjeshtë logjike dhe matematikore dhe në një mbledhje shifrash në lekë, i bie që familjet e varfra dhe të pasura të Tiranës të paguajnë në një vit, vetëm taksa dhe detyrime tarifore ndaj bashkisë së Tiranës, më se 9700 lekë (të reja) në vit, që e llogaritur në pasaporta elektronike, i bie diçka më shumë se 8 pasaporta elektronike në vit.
Por, megjithëse, Erjon Veliaj, Valentina Leskaj, Kastriot Islami, apo edhe ndonjë tjetër, që dje ishin të detyruar të përsërisnin njëri pas tjetrin togfjalëshin “e gjetur” të Edi Ramës “taksa e votës”, ata, në rastin më të mirë ose nuk e dinë që Edi Rama, nga pozitat e kryebashkiakut të Tiranës, është më diskriminuesi i kategorive sociale të varfra nëpërmjet shtimit në numër dhe rritjes në vlerë të taksave lokale dhe në rastin më të keq, e dinë, por janë të detyruar të bëjnë suflerin e kryesocialistit, për t’i rënë në sy atij, për një vend në listat e kandidatëve për deputetët nëpër qarqe.

Taksat lokale dhe të varfrit e Tiranës
Kryebashkiaku Edi Rama, i cili qëllim në vetvete ka rritjen e taksave lokale, ia ka dalë më së miri, që t’i rrisë ato nga viti në vit. Në këtë ambicie të Edi Ramës, ata që e kanë pësuar kanë qenë, jo vetëm bizneset, por edhe familjarët, përfshirë këtu edhe ata të varfrit, që Edi Rama, pretendon se po u qan hallin.
Prej vitit 2007, Edi Rama, ia ka dalë, që nga viti në vit, të rrisë për të gjitha familjet e Tiranës, “taksën e gjelbër”, me nga 100 lekë (të reja) për çdo herë. Kështu, ndërsa, në vitin 2008, çdo familje e Tiranës, e pasur apo e varfër qoftë, sipas konceptit të Edi Ramës, paguante nga 300 lekë (të reja). Në vitin 2009, kjo taksë është bërë 400 lekë (të reja), dhe vitin që vjen, bëhet 500 lekë (të reja).
Kjo është taksa, më e lirë lokale, për bashkinë e Tiranës, të vendosur nga Edi Rama, sepse, taksa tjetër, ajo “e pastrimit”, e konsideruar “e përkohshme”, me rritjen që i bënë kryebashkiaku vit për vit, i heq mundësinë, të paktën për vitin 2009, një pjesëtari të familjeve të varfra, sipas konceptit të Edi Ramës, ndërsa me rritjen e vlerës së kësaj takse për vitin 2010, Edi Rama, ju heq mundësinë, të paktën dy anëtarëve të një familje të varfër në Tiranë.
Konkretisht, sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Nr. 3, të datës 25. 02. 2008, i cili është fotokopje e një tjetër vendimi me të njëjtën numër, Nr. 3, datë 05. 02. 2007, mësohet se taksa e gjelbër, për çdo familje, të pasur apo të varfër të Tiranës, për vitin 2008, ishte 3600 lekë (të reja) në vit (i bie vlera e 3 pasaportave elektronike). Për këtë vit që jemi, viti 2009, kjo vlerë është rritur me 900 lekë (të reja), (i bie të jetë rritur me vlerën e të paktën 1 pasaporte elektronike) dhe llogaritet në nivelin e 4500 lekë (të reja) (i bie vlera e të paktën 4 pasaportave elektronike) në vit, për çdo familje të pasur apo të varfër, sipas konceptit të Edi Ramës. Vitin e ardhshëm, Edi Rama, ka vendosur që kjo taksë të rritet edhe me 500 lekë (të reja) I bie të rritet me gjysmën e vlerës së një pasaporte elektronike) dhe llogaritet që kjo taksë të arrijë në nivelin e 5000 lekë (të reja) (i bie vlera e të paktën 4 pasaportave elektronike) në vit, për çdo familje të Tiranës, të pasur apo të varfër, sipas konceptit të Edi Ramës.
Në pagesën e kësaj takse, Edi Rama është kujdesur që të përjashtohen, jo familje të varfra të Tiranës, ato që në konceptin e tij, kanë 3, 4, 5..., apo më shumë anëtarë, sikurse ato familje të varfra, të tipit që ai u qan hallin për pajisje me pasaporta elektronike, por ët përjashtohen vetëm ato familje “përfituesit e ndihmës ekonomike”, “me kushtin që të jenë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë, përveç bashkëshortit ose bashkëshortes në certifikatën familjare” (Vendim Nr. 3, datë 25. 02. 2008, i Këhsillit Bashkiak të Tiranës).
Pra në konceptin e vërtetë të Edi Ramës, larg tendencës së tij për dy standardizim, familjet e varfra, nuk duhet të kenë në përbërjen e tyre, më shumë se kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij. Pjesën tjetër  “madhore”, ai kur do nuk e përjashton nga taksa e pastrimit, por çirret dhe bën hipokritin, kur këtij “madhori” i duhet të pajiset me pasaportën elektronike.
Në morinë e taksave lokale, që familjet e pasura apo të varfra të Tiranës, sipas konceptit të Edi Ramës, duhet të paguajnë, nuk mungon edhe “taksa mbi ndërtesën”
Pa bërë asnjë dallim, Edi Rama, ka vendosur që për këtë taksë, të gjitha familjet e Tiranës të paguajnë nga 10.5 lekë për m2/vit, për apartamentet e pallateve të ndërtuara para vitit 1993 dhe nga 21 lekë për m2/vit, për apartamentet e pallateve të ndërtuara pas vitit 1993.
Sipas një llogarie të thjeshtë, për një apartament me një sipërfaqe jo më shumë se 60 m2, çdo familje e pasur apo e varfër e Tiranës, të paguajë minimalisht 630 – 1260 lekë (të reja) (i bie të paktën gjysmë, deri në 1 pasaportë elektronike), në vit.
Nga pagesa e kësaj takse, Edi Rama është kujdesur që të mos përjashtojë asnjë kategori sociale, me gjithë “lotët e krokodilit” që ai bën sikur ju qan hallin.

Tarifat e shërbimit dhe të varfrit e Tiranës
Të varfrit dhe të pasurit e Tiranës, sipas konceptit të Edi Ramës, janë të detyruar të paguajnë për çdo vit në arkën e bashkisë së Tiranës edhe për tarifat e shërbimit. Sipas Vendimit Nr. 3 të datës 25. 02. 2008, i cili as më shumë e as më pak, është fotokopje e Vendimit Nr. 3, të datës 05. 02. 2007, të Këshillit Bashkiak të Tiranës, mësohet se, çdo qytetar i çdo familje të pasur apo të varfër e Tiranës, duhet të paguajë për çdo herë dhe për çdo shërbim, në njësinë e pushtetit vendor të kryeqytetit. Këto tarifa, fillojnë me tarifat e “Shërbimit Administrativ të bashkisë së Tiranës”, të cilat janë tërheqje dokumentesh dhe njehsim me origjinalin nga Arshiva e Bashkisë Tiranë, që është 100 lekë (të reja)/dokumenti, për të vazhduar me tarifën e përgatitjes së dokumentacionit për privatizim objektesh të kthyera në fond banese, që është 100 lekë (të reja), tarifa e përgatitjes së dokumentacionit për të pastrehët, që është 100 lekë (të reja).
Pagesat vazhdojnë minimalisht për çdo familje të Tiranës me “Tarifat për Shërbime në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave”. Në këtë nivel shërbimesh, futen dhënia e vërtetimi për detyrimet vendore, që është 200 lekë (të reja), si edhe komisione për shërbimin te arka, që është 100 lekë (të reja).
Pagesa e tarifave vazhdojnë edhe për “Njësitë Bashkiake”, ku vetëm për lëshim vërtetimi për banor lagjeje, tarifa është 100 lekë (të reja). Për kryerjen e procedurave për ndarje ose bashkim familjar, kjo tarifë është 200 lekë (të reja). Një dhënie vërtetim, deklaratë për marrjen e kompensimit për personat e punësuar në shtet që kanë pjesëtar të familjes pa punë, kjo tarifë është 50 lekë (të reja). Për shqyrtimin e dosjeve për leje ndërtimi dhe kalim për miratimin përkatës pranë bashkisë Tiranë, subjekte fizike duhet të paguajnë 1.000 lekë (të reja). Nga ana tjetër edhe përgatitja dhe kontrolli i dokumentacionit për privatizim dhe strehim dhe përcjellja e tij pranë bashkisë Tiranë, ka tarifën e saj prej 200 lekë (të reja), sikurse, përgatitja dhe kontrolli i dokumentacionit për përfitimin e statusit si i pastrehë dhe përcjellja pranë bashkisë Tiranë, ka tarifën prej 100 lekë (të reja).
Edi Rama është kujdesur që në morinë e shërbimeve që ai ofron për familjet  e pasura dhe të varfra të Tiranës, të kujdeset për vendosje tarifash edhe nivelin e shërbimeve të “Drejtorisë Nr. 3 të Punëtorëve të Qytetit”. Lidhur me këtë nivel tarifash, mësohet se tarifa për një vërtetim nga kjo drejtori është 200 lekë (të reja) dhe se tarifa e plotësimit të dokumentacionit për privatizim, është 500 lekë (të reja).
Të llogaritura matematikisht këto tarifa shërbimi, dhe të marra me rezervë, për të paktën një vërtetim në vit, për çdo kategori, i bie që një familje e pasur apo e varfër e Tiranës, sipas konceptit të Edi Ramës, të paguajë minimalisht për çdo vit, 2950 lekë (të reja), tarifa për shërbimet e marra nga bashkia e Tiranës.
Në këto mbledhje shifrash në lekë, nuk është llogaritur, pjesa e argëtimit, sikurse mund të jenë, vajtja në kopshtin zoologjik, teatrin e kukullave, estradën e qytetit, stadium, etj., etj., sikurse nuk janë llogaritur as tarifat për një tregti të mundshme në formën ambulatore, për çdo familje të mundshme, të pasur apo të varfër të Tiranës, shërbe, këto që ofrohen nga bashkia e Tiranës, kundrejt disa tarifave të tjera “të kripura”.

Ndihma ekonomike dhe të varfrit e Tiranës
Në argumentet kundër pretendimeve të Edi Ramës, nuk ka munguar edhe llogaritja e rëndomtë e kostos për çdo certifikatë, që çdo familje e pasur apo e varfër, jo vetëm në Tiranë, apo edhe çdo shtetas, i është dashur të tërheqë për çdo vit nga njësitë vendore.
Duke, ndjekur logjikën e Edi Ramës, kryebashkiakut të Tiranës, për familjet e varfra që trajtohen me ndihmë ekonomike, nuk mund të lihet pa përmendur, se për çdo muaj, minimalisht, familje e kësaj kategorie, që përfitojnë këtë ndihmë sociale, duhet, minimalisht të dorëzojnë edhe një certifikatë. E llogaritur për 12 muaj, nga 50 lekë (të reja) në vit, një familje e varfër, minimalisht, shpenzon 600 lekë (të reja) në vit, vetëm për minimalisht një certifikatë në muaj, që domosdoshmërisht, i duhet për të marrë ndihmën ekonomike. E krahasuar me vlerën e një pasaporte elektronike, një familje e varfër, e Tiranës, paguan në vit, gjysmën e vlerës së një pasaporte elektronike.
Në këtë llogaritje, nuk janë marrë në konsideratë, shpenzimet e tjera për plotësim e dorëzim, të akteve, vërtetimeve e dështimeve të mundshme të ndryshme, që familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, duhet të plotësojnë e dorëzojnë në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Ligji Nr. 9355, datë 10. 03. 2005 (ndryshuar me Ligjin Nr. 9602 datë 28.07.2006), “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, nga Vendimi i Këshillit të Ministrave, Nr. 787, datë 14. 12. 2005 (azhurnuar me Vendim Nr. 478, datë 12. 07. 2006 dhe Vendim Nr. 1053, datë  23.04.2008), “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”, si dhe të Udhëzimit të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Nr. 338/3, datë 10. 03. 2006, “Mbi zbatimin e VKM Nr. 787, datë, 14. 12. 2005”.

Pagesat minimale për çdo familje të varfër të Tiranës në një vit
  400 lekë, taksa e gjelbërimit
4500 lekë, taksa e pastrimit
1260 lekë, taksa e pasurisë
2950 lekë, tarifa shërbimi
  600 lekë certifikata për ndihmën ekonomike
9710 lekë Totali

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›