E Hënë, 2 Nëntor 2026

Familjet e viktimave të 9 janarit ankohen në apel për dëmshpërblimin

11/03/2005  Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeiut dhe avokati mbrojtës i viktimave të 9 janrit, kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që hodhi poshte ptretendimin për dëmshpërblim. Në ankesë thuhet se "gjykata në kundërshtim me detyrimin e saj lijor për administrimin e provave të dëshmimtarëve ka refuzuar pyetjen e dëshmitarëve. Në këto kushte ky vendim i ndërmjetshëm duhet të prishet dhe gjykata të vendosë përsëritjen e pjesshme të hetimit gjyqësor në shkallë të dytë, sepse pikërisht këta dëshmitarë do të rikonfirmojnë jo vetëm ekzistencën e lidhjes shkakësore për mosveprimin në kohë të strukturave shtetërore të ngarkuara me ligj, me pasojën me vdekjen e 28 viktimave në ujrat e errëta të detit Jon. Por, edhe sikur të abstragojmë ato ç’ka thamë më sipër, vendimi i gjykatës ëshë haptazi i kundraligjshëm, pasi ajo i është shmangur konstatimit të kësaj kundra-ligjshmërie që lidhet me detyrimin kushtetues të Këshillit të Ministrave që vendimet e tij duhet të jenë të bazuara në një ligj konkret material që e autorizon atë për përcaktimin e vlerës së shpërblimit të dëmit në rastet “të fatkeqësive të tjera” Po sipas mbrojtjes "në këtë proces është provuar në mënyrë të qartë kundraligjshmëria e aktit që godasim." Sipas apeluesve "Gjykata pa të drejtë konkludon, se përderisa familjarët e viktimave e kanë tërhequr shumën, nuk ka cënim të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tyre. Asnjëherë në proces pala paditëse dhe ndërhyrësit kryesorë nuk e kanë lidhur shumën që paraqitet si ndihmë me të drejtën për jetën...Ne nuk duam ndihmë, por në qoftë se ajo shumë që na është dhënë nuk përfaqëson shpërblim të dëmit, të paktën le të mbetet me emrin e saj të vërtetë “shpërblim dëmi”.Nuk kemi dëshirë të jemi viktima të mashtrimit nën akte normative që mbulojnë përgjegjësinë. Bëjeni si të doni. Historia gjykon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›