Londër, kontrollonin shtëpi publike, burg shqiptarëve

11/03/2005 Angli: Në grupin e shqiptarëve edhe një turk. Besmir Rama e bleu 18-vjeçaren lituaneze 4.000 stërlina
Gjykatësi: “Arratisjen e Sandrës nga vendi i shfrytëzimit e cilësoj dramatike”
Tre shqiptarë dhe një turk janë dënuar me 15 vjet e gjysmë burg për kontrollin e një shtëpie publike në lagjen "Ponders End", Middlesex, në veri të Londrës. Njëri prej tyre, Besmir Rama, është gjetur fajtor edhe ndaj akuzave për trafikimin me anë të mashtrimit dhe detyrimin me forcë për të bërë prostitutë një lituaneze 18-vjeçare.
Procesi
Do t'i duhej plot gjashtë javë gjykatës për t'i dhënë fund procesit gjyqësor në ngarkim të të katërve.
Ndërsa juria do të shpenzonte tri ditë në gjetjen fajtor të tyre, vetëm në akuzat për kontroll të shtëpisë publike dhe trafikimin e viktimës nga Rama, për qëllime prostitucioni në Britaninë e Madhe. Ata nuk kanë gjetur fajtorë të akuzuarit e tjerë për burgosje të rreme dhe kontroll prostitucioni, sikurse nuk kanë gjetur fajtor Ramën në dy akuzat për përdhunim.
Dënimi
Të tre shqiptarët dhe turku janë dënuar me 15 vjet e gjysmë burg së bashku. Protagonisti kryesor në këtë proces ka qenë 19-vjeçari Besmir Rama, i cili bleu për 4000 paund minorenen. Ai është dënuar me 11 vjet e gjysmë burg. Ndërsa miqtë e tij kanë marrë dënime të lehta. Turku 22-vjeçar, Hasan Atesogullari, së bashku me Flamur Nuzën, 26 vjeç, janë gjetur fajtorë për kontrollin e një shtëpie publike dhe janë dënuar me nga 18 muaj burg secili. Ndërsa, Adil Jahelezi, 22 vjeç, është dënuar me 12 muaj burg. Atesogullari me Nuzën ishin ata, të cilët majin e vitit të shkuar organizuan marrjen nën kontroll e shtëpisë publike. Jahelezi u punësua nga ata si roje sigurie në ambientet e saj, ndërkohë që Besmir Rama detyroi me forcë lituanzen 18-vjeçare të shesë trupin e saj për llogari të tyre.
Gjykatësi
Gjatë leximit të dënimit, gjykatësi Richard Hone QC, duke iu drejtuar Besmir Ramës, i cili ishte në qendër të të gjithë procesit tha: “Nuk do ta quaja aspak të drejtë të lexoja këtë vendim pa u sqaruar rrethanat, të cilat më çuan në përfundimet e tij. Krimi që keni ndërmarrë është serioz dhe ndëshkohet me burgim të gjatë. Roli juaj në këtë operacion prostitucioni ishte që të çonit Sandrën në shtëpinë publike. Ju ishit ai që e pritët në aeroport, për ta vlerësuar sikur të ishte një mall që po blihej në treg. Arratisjen e saj nga dritarja e shtëpisë publike do ta quaj dramatike. Sandra, momentet e arratisjes ishte pa këpucë, pa pasaportë, pa dokument identifikimi, pa para. Dua të nënvizoj se ajo mbi të gjitha ishte e frikësuar, gjë për të cilën ju jeni përgjegjësi kryesor”. Këto ka thënë gjykatësi anglez, i cili duke vijuar leximin e vendimit ka nënvizuar faktin se, “trafiku i femrave për prostitucion, veçanërisht i vajzave të reja si në këtë rast, nuk është vetëm problem i Britanisë së Madhe, por edhe i vendeve të tjera. Është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Një shfrytëzim i tillë që ju ndërmorët nuk duhet falur dhe toleruar nga shoqëria jonë. Krimi që keni ndërmarrë është serioz. Këtë e kemi mësuar nga dëshmia e Sandrës për katër ditë dhe nga thëniet e dëshmitarëvë që zgjatën 17 ditë me radhë në këtë proces. Ju dënoj me 10 vjet burg për akuzën e trafikimit për qëllime prostitucioni dhe 18 muaj burg për kontrollin e shtëpisë publike. Duke përfunduar leximin e dënimit, gjykatësi i ka thënë Besmir Ramës: “Prezenca juaj në Britaninë e Madhe nuk do t'i sjellë asnjë dobi këtij vendi, pavarësisht se familja juaj jeton në Londër, unë do t'i propozoj ministrit të Brendshëm deportimin tuaj nga Anglia në fund të dënimit”, ka thënë gjykatësi anglez, ndërsa Besmir Rama i veshur me një xhaketë sportive "Najk" ngjyrë gri të hapët, një bluzë të kuqe dhe tuta sportive blu, më pas ka ulur kokën duke u larguar drejt qelive të gjykatës.
Mashtrimi
Në fillim të majit 2004, Sandra është kontaktuar nga një bashkëfshatar i saj, duke i ofruar mundësi punësimi në një hotel të Londrës. Ajo bie dakord, pasi për këtë gjë merr bekimin e prindërve, gjë të cilën e pranoi nëna e saj gjatë dhënies së dëshmisë në gjykatë. Sandra do të mbërrinte në aeroportin e "Heathrout" së bashku me një vajzë tjetër, Lina, dhe një grua me moshë të vjetër e quajtur Vilma, më 27 maj 2004. Besmir Rama kishte dalë në aeroport t'i priste, ka thënë Sandra në gjykatë. Në ditët në vazhdim lituanezja që fliste shumë pak anglisht, është dërguar në adresa të ndryshme në veri të Londrës si dhe në një pub në Turnpike Lane dhe "Ëood Green. Ajo e ka kuptuar shumë shpejt se ishte mashtruar dhe kërkonte rrugëdalje nga situata në të cilën ishte, duke tentuar arratisjen nga Rama. Është larguar me sukses në një rast, por ajo e mbetur si “peshku pa ujë” që ngec në llucë, në mes të katër rrugëve në veri të Londrës kapet nga Rama, e cila e godet me shuplakë. ”Kam paguar për ty 4 mijë paund. Ti do të bësh çfarë të them unë”, i ka thënë Rama lituanezes, e cila e ka treguar episodin e arratisjes mes lotëve, të cilat se lejonin të artikulonte mirë fjalët. Të gjitha dokumentet, përfshi pasaportën, do t'i merreshin.
Shtëpia publike
Më datë 2 qershor 2004, Sandra do të dërgohej në një shtëpi publike në lagjen "Ponders End", Middlesex EN. Për dy ditë, nën observimin e rreptë të Adil (Kreshnik) Jahelezit, punësuar si roje në shtëpinë publike, Sandra do të detyrohej të shiste trupin e saj. Mbrëmjen e datës 3 qershor 2004, ajo do të mund t'i arratisej mbikëqyrjes së Jahelezit, duke dalë në çatinë e shtëpisë publike, më pas është kacavjerrë pas një peme, duke kërkuar strehim te shtëpia tjetër. Të nesërmen, policia me anë të forcës hyri në apartamet, i cili përdorej si shtëpi publike. Flamur Nuza, Hasan Atesogullari dhe Adil (Kreshnik) Jahelezi, u arrestuan brenda apartamentit si të dyshuar në përfshirjen e rrëmbimit dhe mbajtjen si të burgosur të Sandrës. Ndërsa koka e grupit Besmir Rama do të arrestohej në datën 6 qershor 2004, pas një operacioni policor.
“Të dënuarit ishin të pashpirtë ndaj viktimës”
Numri një i policisë londineze për veriun e Londrës, superintendent Bill Ëoodhall i policisë së Enfield, në një prononcim të tijin për mediat pas dënimit të marrë nga tre shqiptarët dhe turku deklaroi: “Të dënuarit e sotëm provuan se ata ishin të pashpirtë, duke demostruar aspak humanizëm ndaj viktimës. Të jetuarit dhe fitimi i parave nga shfrytëzimi i një vajze në këtë mënyrë, siç e bënë ata është shqetësuese në ekstrem. Vajza e re ka kaluar një eksperincë të vështirë, një horror të vërtetë, ajo nuk ishte vetëm subjekt për ta burgosur padrejtësisht e futur në prostitucion, por shpresat e saja për një jetë më të mirë janë shkatërruar. Ishte kurajoja e saj dhe asistenca që i dha policisë, që bëri të mundur sjelljen përpara drejtësisë dhe dënimin e këtyre trafikantëve të qënieve njerëzore.
Tre të dënuarit jetonin ilegalisht në Angli
Sipas hetimeve të policisë, mësohet se Besmir Rama, Flamur Nuza dhe Adil Jahelizi, që të tre jetonin ilegalisht në Britaninë e Madhe. Hetuesit pas kontakteve me policinë shqiptare kanë mësuar se ata janë shtetas shqiptarë nga qyteti i Tropojës. Momentin e arrestimit, Besmir Rama i ka treguar policëve se kishte vetëm gjashtë javë që kishte mbërritur në Angli, por një dokument i zyrës së emigracionit paraqitur gjykatës, tregon se ai ka mbërritur dhe ka kërkuar azil në vitin 1996. Gjithashtu është mësuar se Rama në vitin 2001 ka dalë përpara po kësaj gjykate me akuzat për plagosje me dashje. Por është lënë i lirë për mungesë dëshmitarësh. Flamur Nuza dhe Adil Jahelezi, normalisht duhet të liroheshin në sallën e gjyqit, pasi koha e paraburgimit plotëson masën e dënimit të dhënë nga gjykatësi, por ata janë marrë nga oficerët e emigracionit për t'i deportuar për në aeroportin e Prishtinës dhe më pas me asistencën e KFOR-it të transportohen drejt kufirit shqiptar.