E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e Kullës, letërporosia shtyn gjyqin

11/03/2005  Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dje të shtyjë procesin në ngarkim të katër të pandehurve të akuzuar për trafikimin dhe me pas vrasjen ne Itali te 21-vjeçares, Servete Kulla. Te pandehurit jane Genci Hysa, Petrit Xhaferri, per te cilet eshte dhene masa "arrest ne burg pa afat", si dhe Teuta Lika, Mirjeta Lika, të cilat gjykohen në mungesë. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme u bë mosardhja nga Italia e letërporosisë së dëshmive të 28 personave, kryesisht shtetas italianë, të cilët kanë dijeni për vrasjen e Kullës. Kolegji gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda vendosi që t'i drejtohet sërish Ministrisë së Drejtësisë, për të bërë të mundur përshpejtimin e procedurave për ardhjen e dëshmive. Vrasja e vajzës nga Fushe-Kruja ka ndodhur me 25 Prill 2002, në një qytet të Italisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›