E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjet që iu dogjën shtëpitë, mes acarit

 

BURREL - Familjet e mbetura pa strehë në qytetin e Burrelit, për shkak të djegies së shtëpive të tyre, po përballen me vështirësi të mëdha këto ditë të ftohta. Më shumë se 30 banorë të gjashtë familjeve banojnë në ish-zyrat e tatim-taksave. Ata kanë trokitur në disa zyra, por strehimi i tyre mbetet ende i pazgjidhur. "Menduam se për vitin e ri do të kishim ndonjë mbështetje a ndihmë, por askush nuk u kujtua për ne", tha njëra nga gratë që humbi shtëpinë. Sipas banorëve, i ftohti dhe mungesa e energjisë po krijon vështirësi në jetesën e tyre. Ndërkohë, 10 fëmijë të këtyre familjeve kanë mbetur pa libra. Ata kanë kërkuar para për blerjen e teksteve, por ende nuk kanë gjetur mbështetje. "Librat na i dogji zjarri dhe ne nuk mund të shkojmë në shkollë pa tekste", tha njëri nga fëmijët. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›