Kompania përzgjodhi 2369 fituesit
Eagle Mobile ka përzgjedhur 2369 fituesit e fushatës së muajit dhjetor. Më datën 31 dhjetor 2008, vetëm pak orë para mbërritjes së Vitit të Ri, fituesit u përzgjodhën në një ceremoni të veçantë. Fitues u shpallën 2009 abonentë riniring. Këta abonentë fituan nga 100 SMS falas secili, të cilat do të përdoren që nga data 1 deri më 31 janar, brenda grupit riniring. Por surpriza e madhe ishte dhurata për 100 abonentë riniring që fituan nga një lap top HP 550 së bashku me Eagle USB Modem dhe një vit internet falas. Po ashtu, 260 abonentë të tjerë fituan nga një telefon celular, 10 prej tyre Samsung SGH780 dhe 250 të tjerë Samsung C520. Abonentët e shpallur fitues do të mund të përdorin internetin e ofruar nga Eagle Mobile nëpërmjet pajisjes Eagle USB Modem, kudo ku ndodhen në Shqipëri. Së bashku me kompjuterin portabël HP 550, ata do të kenë mundësinë të lundrojnë në internet.