E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjet shqiptare në Nju-Jork përkujtojnë 12 vjetorin e sulmeve terroriste

13-09-2013 / Nga Beqir Sina

12 vjetori i tragjedisë së 11 shtatorit 2001 është kthyer në shpresë dhe frymëzim për brezat e tjerë, ai është bërë simbol i bashkimit, dinjitetit dhe krenarisë së çdo qytetari në SHBA. Në New York, vendin ku u rrëzuan dy Kullat Binjake, u organizuan ceremoni përkujtimore për mijëra viktimat e 11 shtatorit. Edhe në Pentagon e Pensilvani, ku u vranë disa qindra qytetarë të tjerë, për çdo vit përkujtohet jeta dhe heroizmi i atyre njerëzve që humbën jetën nga sulmet terroriste të 11 shtatorit. Më 11 shtator 2001, edhe kombi ynë hyri në historinë e heronjve amerikanë, me tre emra, që do të mbeten simbol i kësaj ngjarjeje tragjike. Ata janë Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Ata janë tre emra, të cilët do të kujtohen në mote, po në çdo 11 shtator, si dëshmi e gjallë e asaj tragjedie. Si në të gjithë New Yorkun, qyteti me i goditur nga sulmet tragjike të 11 shtatorit 2001, edhe Prefektura e "Westchester County", në veri të saj - dje, në mbrëmje mbas asaj që u zhvilluan në ish-vendin ku ngriheshin më parë Dy Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, me një ceremoni përkujtimore është shënuar 9/ 11. Familjet e viktimave shqiptare kanë nderuar me ceremoni të ndryshme të afërmit e tyre. Kështu është nderuar dje edhe kujtimi i shqiptaro amerikanit Simon Dedvukaj, i cili ka qenë banor i këtij qarku dhe është vendosur në emrat e piedestalit të ngritur në Kensico Dam Plaza në Valhalla, ku 123 të pafajshëm, banorë të këtij qarku, humbën jetën në Qendrën Botërore të Tregtisë. Në ceremoninë e organizuar pranë memorialit morën pjesë një numër i madh i zyrtarëve të lartë të kësaj prefekture, përfshirë prefektin Rob Astorino dhe ish-guvernatorin e New Yorkut, George Pataki. Ceremonia në kujtim të viktimave të 11 shtatorit, përfundoi me një bekim nga At Arthur Rojas famullitari i Kishës së Shën Jozefit në Yonkers, kurse, këngëtarja e talentuar Melinda Ademi, më vonë do të mbyllte edhe ngjarjen me interpretimin e saj me këngën hymn "Zoti e bekoftë Amerikën". Në ceremoninë e dymbëdhjetë vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, një prej familjeve të viktimave, në Wastchester, familja Dedvukaj, babai i tij Marash Kolë Miri, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes së tij, gruan dhe fëmijët, vëllezërit e të tjerë ka marrë pjesë në këtë ceremoni. Simon Dedvukaj ka qenë ndër më të rinjtë e viktimave të 11 shtatorit 2001.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›