Gjykata e Lartë rikthen për gjykim Jaho Mulosmanin
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Gjykata e Lartë ka rikthyer sërish për gjykim Jaho Mulosmanin. I dënuar për herë të dytë me burgim të përjetshëm, Mulosmani do të shkojë sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë për t u gjykuar, pasi, sipas Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë, janë konstatuar shkelje të rënda në gjykim. Gjykata e Lartë e ka cilësuar si të parregullt gjykimin e tij dhe ndaj ka dhënë vendimin që ajo dosje të rikthehet për rigjykim. I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe bashkëpunimin në vrasjen e deputetit Azem Hajdari, Mulosmani do të rigjykohet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur 11 vjet më parë në Tropojë. Gjykata e Lartë e ka dhënë ditën e djeshme vendimin për Jaho Mulosmanin duke e cilësuar si të parregullt vendimin e dhënë ndaj tij dhe ka kërkuar që ai të rigjykohet sërish në një Gjykatë të Shkallës së Parë.
Dënimi
Në muajin janar të 2006-ës, Gjykata e Tiranës dënon Jaho Mulosmanin me burgim përjetë për të dytën herë. Gjyqtari Artur Gaxhi vendosi të shpallë fajtor Mulosmanin për vrasje me paramendim dhe e dënoi atë me burgim përjetë. I dënuar tashmë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari me burgim të përjetshëm, Jaho Mulosmani u dënua për të dytën herë me të njëjtin dënim. Prokuroria e Tiranës në konkluzionet e nxjerra ka kërkuar të njëjtën masë dënimi për Mulosmanin, pasi akuzohet për vrasjen e Bisli Hykës dhe Isuf Bashkurtit. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, pas disa të shtëna armësh kanë mbetur dy të vdekur në vend dhe autori i vrasjes largohet për të mos u prangosur atë ditë nga uniformat blu të qytetit. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 11 dhjetor të vitit 1998 në qendër të qytetit të Bajram Currit. Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti qëllohen për vdekje në afërsi të vendit të quajtur rrethi i policit. Ndërsa qyteti më verior, Tropoja, ishte akoma nën efektin e rrëmujave që lanë pas trazirat e vitit 1997, ndodh një vrasje, për të cilën vetëm pas shumë muajsh organi i akuzës fillon hetimet për zbardhjen e të gjitha shkaqeve. Sipas hetimeve, gjithçka ka ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve që Mulosamani ka pasur me familjen e Bislim Hykës. Në dosje akuza përmend që viktima Hyka kishte vëlla ish-drejtorin e Policisë së qarkut të Kukësit, Jonuz Hykën.
Dënimi për vrasjen e Azem Hajdarit
Jaho Mulosmani ka qenë organizatori, bashkëpunëtori dhe ekzekutori kryesor në vrasjen e Azem Hajdarit. Kështu e ka cilësuar gjykata të pandehurin Mulosmani. Sipas gjykatës, Jaho Mulosmani është një nga autorët kryesorë të vrasjes me paramendim në bashkëpunim të Azem Hajdarit, vrasjes me paramendim në bashkëpunim të Besim Çerës dhe vrasjes me paramendim në bashkëpunim të mbetur në tentativë të Zenel Nezës. Sipas gjykatës, Jahoja ka pasur një arsye të fortë që ka bashkëpunuar dhe ka marrë pjesë në vrasjen e Azem Hajdarit. Gjyqtari Micko, i cili ka shqyrtuar dosjen “Hajdari”, ka theksuar se Jaho ishte njeri i afërt me Fatmir Haklajn, kishte njohje familjare dhe shoqërore me të, dhe në këtë mënyrë ai i detyrohej shumë Fatmir Haklajt.
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009