‘Dita e Shqipërisë së pastër’, Basha: 2 mijë kosha të rinj dhe 6 makina pastrimi
TIRANË- Bashkia e Tiranës i është bashkuar sot nismës së Kryeministrit Sali Berisha, “Për një Shqipëri të Pastër” duke ndërmarrë një aksion për pastrimin e mjedisit në qytetin e Tiranës me pjesmarrjen e gjithë shoqërisë civile.
Administrata e Bashkisë, së bashku me operatorë të pastrimit kanë ndërhyrë për pastrimin e disa zonave të nxehta, të ndotura më së shumti nga inertet, si në Fushën afër ish – “Kinostudios”, Fusha “Besa” (rruga “Siri Kodra” e re, në drejtim të Bregut të Lumit), Shkozë, Fusha tek ish - Uzina “Dinamo”, fusha në krah të Policisë Bashkiake, fusha pas Spitalit Nr. 5, zona e rrethuar tek ish - kinema “Dajti” e zona të tjera të Tiranës.
Kryebashkiaku Lulzim Basha, duke bërë të ditur një angazhim maksimal të bashkisë, për mbajtjen pastër të mjedisit, ka apeluar për një ndërgjegjësim të qytetarëve.
“Qytetin e mbajmë të pastër, jo për Kryetarin e Bashkisë apo për Bashkinë, as për qeverinë apo komshiun, por për veten tonë, për fëmijët tanë. Qytetin e mbajmë të pastër jo vetëm duke hequr mbeturinat, por edhe duke u kujdesur që të mos i hedhim ato kuturu, vend e pa vend, por t’i depozitojmë aty ku duhet dhe pikërisht për këtë arsye, ne zgjedhim këtë ditë sot, për të lançuar një fushatë ndërgjegjësimi, vetëndijësimi të Bashkisë së Tiranës. Në këtë ditë, unë dua të lajmëroj qytetarët e Tiranës, se kontraktorët e pastrimit të qytetit do të vendosin mbi 2000 kosha për hedhjen e mbeturinave anembanë qytetit dhe blerjen e gjashtë automjeteve pastruese, të cilët do i bashkangjiten flotës së tyre të operimit. Këto do të jenë automjete të reja dhe do i shërbejnë mekanizimit të mëtejshëm të pastrimit, në mënyrë që në qytet, të ketë më shumë mjete që pastrojnë me efiçencë dhe më pak pastrim me metodën e vjetër të fshesës”, deklaroi Basha.
Basha ka nënvizuar edhe rëndësinë e pagesës së taksës së pastrimit, si një kontribut shumë i rëndësishëm i çdo qytetari, për një Tiranë të pastër.
(el.me/BalkanWeb)