Karla Bruni: “Shpresoj që Sarkozi të mos rikandidojë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Paris – “Si grua nuk do ti uroja një mandat të dytë presidencial”. Kështu është shprehur Zonja e Parë e Francës, Karla Bruni, në një intervistë për revistën e përjavshme franceze, “Le Figaro”. Ajo flet më shumë si grua se sa si Zonjë e Parë, ndërsa shfaqet si një grua shumë e shqetësuar për burrin që dashuron. “Ndoshta i frikësohem shëndetit ose, ndoshta, kam dëshirë që pjesën e mbetur të jetës ta kalojmë në paqe”, - shpjegon ish-modelja dhe këngëtarja me origjinë italiane. Megjithatë, ajo thotë se do të mirëpresë dhe respektojë çdo vendim që bashkëshorti i saj do të marrë. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar dhe e përjavshmja tjetër “Le Nouvel Observateur”, sipas së cilës, Bruni “mezi po pret që ti japë fund jetës së saj në Pallatin Elize”. Ajo citon socialistin Manuel Valls, që në librin e tij “Pushteti” tregon shkëmbimin e batutave të tij me Brunin gjatë një feste në pallatin presidencial verën e shkuar. “Ju dhe miqtë tuaj hiqni dorë sa më shpejt ju lutem”, i kishte thënë rivali politik i Sarkos damës së tij. Por menjëherë kishte ndërhyrë vetë Presidenti, duke thënë gjithmonë sipas Vallsit: “Nuk do të arrini kurrë, sepse jeni dogmatikë dhe përçarës”. Në të përjavshmen “Le Figaro” gruaja e presidentit francez komenton për herë të parë zërat për problemet e tyre në çift. “E përçmoj atë që shkruhet në blogje dhe internet. Gjithçka thuhet atje është e pabazuar dhe mendoj se vjen nga një demokraci në rrezik për shkak të bujarisë që u ofron profesioni i gazetarit”. Karla shton se mënyra se si shtypi e “keqtrajton” bashkëshortin e saj e nervozon. “Bota mediatike dhe politike është absolutisht shumë e dhunshme dhe nuk është një botë që unë e çmoj”, - konfirmon Zonja e Parë e Francës. “Mua më pëlqen shumë bota e politikës, si mazhoranca ashtu edhe opozita, pasi përbëhet nga emra punëtorë dhe sakrifikues”.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2010