Farie Kallashi, gruaja shekullore me dëshirë për jetë

23/05/2005 Ka lindur 100 vjet më parë, djemtë dhe vajzat i festuan ditëlindjen mes 148 nipër e mbesave
FIER - Ishte mëngjes kur shkuam për vizitë në shtëpin e 100 vjeçares Farie Meto Kallashi. Plaka shekullore jeton në fshatin Plykë, vetëm 4 km në jug të qytetit. Mbahet akoma e fortë dhe mëgjithë vitet duket se kujtesën e ka “qefull”. Problem e ka të mbajë mënd emrat e gati 150 nipave e mbesave, por gjithmonë është dikush në krahun e saj që do ta ndihmojë të orintohet dhe të bëj muhabet qetë e shtruar ashtu siç mund të bëjë vetëm ato pak persona që arrijnë të ndjenë në supe peshën e rëndë të kujtimeve të një jete 100 vjeçare. Dera e familjes Kallashi është e hapur për këdo, edhe për ne kureshtarët që gjithmonë një grua a burrë shekullor na duket jo vetëm fat por dhe e çuditshme. Është befasuese përballja me nënkon, siç e thërrasin djemtë, vajzat, e nipat e mbesat që sa vijnë e shtojnë brezëritë. Mosha nuk ia ka “nënshtruar” edukaten dhe respektin për të tjerët. Gruaja që pak muaj më parë ka mbushur 100 vjeç “nxehet” vetëm kur nuk e lajmërojnë se kanë ardhur miq që ajo të ngrihet dhe t’i presë.
Në familje
“Është mëngjes dhe nënkoja është shtrirë - na thaotë Shpresa nusja e nipit, duke na ftuar për tek dhoma e saj.” Sapo hymë tek dhoma e saj pamë një ambjent ndryshe, në qoshen e dhomës ishte Nënkoja e shtrirë që donte të ngrihej por ne ju lutëm që të qëndronte ashtu shtrirë me dy jastëk të vënë pas shpine. “Po më thoshe moj nuse që të isha ngritur dhe të prisja miqët dhe vë dy duart në faqet e saj, duke bërë shenjën e turpit pu, pu,pu.” Biseda në nënko Farien është e thjeshtë e shumë njerëzore. Gëzon kur mëson se jemi aty për t’i uruar ditëlindjen. Por teksa e pamë që nuk po reagonte kthyem sytë nga Shpresa e cila u bë shoqëruesja atë mengjes në vizitën tek 100 vjeçarja. “Dëgjon tha Shpresa- por nuk i vjenë mirë që i kujtuat vjetët. Në këtë pauzë nën Faria thotë si me gjysëm shaka se nuk është thjeshtë 100 vjeç, por: “Jam edhe 4 muaj më shumë, dhe bën me dorë 4 gishtat. Jam 100 vjeçe dhe 4 muaj e lindur në 17 shkurt 1905. Dhe pas një tjetër pause që e kaluam duke qeshur nënë Faria tha: Ndoshta nuk i kam takuar të gjithë, por e di që kam 148 fëmijë, nipër e mbesa.
Jam martuar dy herë. Fillon të rrëfejë jetën e saj nënë Faria duke u zhytur thellë në kujtimet e saj 80 vjeçare. Herën e parë u martova në fshatin Çerven në 1920 me Muhametin, të cilin policia e vrau në çezëm kur po pinte uji, e vrau xhandarmeria, pasi e kërkonin për një vrasje, por ai nuk dorëzohej në qeveri dhe ata një ditë prilli e pikasën që erdhi në fshat dhe tek çezma e vranë. Mbaj mend se ishte prill dhe këndonte qyqja dhe vjehrra thoshte u bëmë dy qyqe që vajtojmë. Me Muhametin bëra një djalë, Pelivanin, që tani më ka vdekur. Vjerra nuk më mbajti në shtëpi më martoi vetë pasi isha e vogël. Ajo më mbajti djalin një vjeç e rriti dhe e martoi vetë. Nipit të madh i kam vënë emrin e burrit të parë Muhametit, nipin e kam 57 vjeç tashmë, ndërsa nipin e vogël vetëm disa muajsh.
Për të mos e lodhur nënkon si dhe ishin mësuar ti thërrisnin fëmijët, niprit dhe mbesat e saj, në bisedë ndërhyn dhe Nuriu, djali i tretë si dhe Seiti fëmija i fundit i nënë Faries.
Fëmijët
”Kur u martova me Mehmetin ishte koha e rrushit. Unë mbaj mend se vura “duvak të kuq” në kokë përsëri. Mbaj mend se ndenja dy vjetë pa lindur dhe kur linda vajzën, Habiben ishte lufta e qeverisë, nu ke di mirë por më duket se ishte qeveria e Nolit. Efendiu i fshatit i tha vjerrit të rrojë se ka lindur ditën e Priftit se ai e mori qeverinë dhe dëgjova që i tha përNolin se e mori në dorë ky kauri por është i mençëm.”
Fëmijët e tjerë i ka nga 67 vjeç, Nuriun, i vogli është 64 vjeç. Sipas nënës, ky ka lindur kur hyri Italia më 1939. E ka lindur tek pylli i Sharës, matanë lumit të Gjallicës. Pasi i tërë fshati u fsheh në pyll nga frika se qielli u mbush me aeroplanë. Më tej është vetë gruaja 100 vjeçare që vazhdon të rrëfejë jetën e saj.
“Ishte luftë dhe unë kisha “barkun tek hunda” kur dëgjuam zhurmët dhe pamë qiellin që u nxi. Ikëm me vrap në pyllin përtej lumit Gjallica u fshehëm atje linda Serifin.
Lindja në mes të pyllit
“Serifin e kam fëmijën e vogël. Ky ka lindur në kohën e luftës, kur hyri Italia. Ka qënë mëngjes dhe unë po bëja punët e shtëpisë. Isha në muajin tim dhe nuk isha mirë e mbaj mend mirë që dëgjova një uturimë të madhe dhe menjëherë dola jashtë kur pashë se më sy nga qielli ishin drejtuar gjithë fshati. Dikush tha të iknim shpejt në pyll se po vinte ushtria italiane dhe do na vrasnin të gjithëve. Kështu bëmë sapo shkuan në pyll mua më filluan dhimbjet por kishim frikë të ktheheshim në shtëpi dhe nuk dinim ç’të bënim. Shtruam një rrobë të vjetër dhe aty linda djalin e vogël Serifin që dhe emrin e ka nga ajo ditë e sterrët për të gjith ne pasi u duk se plasi lufta.
”Trupin e burrit të dytë ma sollën 13 vjet pas vdekjes”
“Ajo luftë që filloj ma mori edhe burrin e dytë, Mehmetin. Një ditë më erdhi burri me vrapë në shtëpi, i trembur dhe më tha se po ikte partizan se kishte vrarë dy italjanë. Po pse i vrave e pyeta - ai më tha se deshën të vrisnin qetë dhe Qamilen në arë ku po punonte tek toka afër xhamisë. E zeza unë thashë do më gjej si me burrin e parë dhe ashtu ndodhi burrin nuk e pashë më. Ai u vra në luftë dhe mua më erdhën eshtrat e tij pas 13 vjetësh. Memeti ishte vrarë në luftën partizane në një përpjekje me gjermanët në vitin 1944 në Kallorat të Vlorës. Ai ishte komandant kompanie në brigatën e 5 sulmuse të Shefqet Peçit. Unë u mbështeta tek kunata dhe i rrita vetë fëmijët punoja vetë në arë ngisja qetë, bloja në mulli dhe bëja të gjitha punët vetë derisa mu rritën fëmijët. Pata dhe gëzime, i rrita, i martova dhe i gëzova dhe tani ja ku jam i martova të gjithë, ndërsa kam martuar edhe nipër, mbesa e stërmbesa.