E Hënë, 2 Nëntor 2026

Klandestinët kanë paguar nga 3500 Euro

23/05/2005  Sekuestrohet anija “Frojdi”, në qeli 6 marinarë dhe

roja.

Policia e Durrësit ka sekuestruar anijen “Frojdi”pas

një urdhëri të dhënë nga prokuroria pasi në bordin e

saj kapur 14 klandestinë të strehur më qëllim kalimi

të paligjshëm të kufirit shtetëror. Në orët e para të

mëngjesit të së shtunës për të gjithë ekuipazhin e anijes

të përbërë prej 6 vetash është marrë masa e arrestit

në flagrancë, ndërsa të dielën ka përfunduar në dhomat

e paraburgimit edhe roja i anijes, 64-vjeçari Vesel

Shullani. Sipas policisë hetimet e zhvilluara për këtë

rast kanë nxjerrë në pah se në trafikun e paligjshëm

janë të implikuar edhe persona të tjerë por emrat e tyre

nuk janë bërë të ditur. Anija “Frojdi’ është detyruar

nga roja bregdetare të ndërpresë lundrimin në orët e

pasdites së shtunë pasi informacionet në rrugë

operative kishin konstatuar se në këtë anije lundronin

14 klandestinë . Pasi anija është kontrolluar dhe në

të janë gjetur të strehuar klandestinët në pranga ka

përfunduar kapiteni dhe pronari i anijes, Agron Rrapaj

si dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit. Nga hetimet e

policisë gjyqësore rezulton se secili nga klandestinët

kishte paguar 3500 Euro për të kaluar kufirin shqiptar

dhe se shuma është parapaguar por pa u bërë e ditur se

si dhe kush janë autorët që kanë organizuar trafikun e

paligjshëm. Pesha më e madhe e hetimeve është

përqëndruar te pronari dhe njëkohësisht kapiteni i

anijes "Frojdi" Agron Rrapaj, lindur në Korçë dhe

banues në lagjen 4 të Durrësit, por një ditë pasi ai

është arrestuar së bashku me ekuipazhin, në pranga ka

rënë edhe roja i anijes Vesel Shullani. Anija është

lënë e lirë për të lundruar me datë 21 maj 2005 dhe

pasi ajo ka përshkuar 7 milje është udhëruar të

ndërrojë destinacion. Anija kishte javë që ndodhej e

ankoruar në portin detar të Durrësit në pritje të

udhëtimit të radhës dhe sipas burimeve nga kapiteneria

ajo është nisur për ngarkesë në portet italiane.

Pikërisht koha e qëndrimit në kalatat e portit i ka

shërbyer organizatorëve të trafikut ilegal të

studiojnë dhe të organizojnë trafikun i cili është

bllokuar nga policia në kohën që anija ishte në det të

hapur. Tashmë anija e sekuestruar do ti bashkohet

anijeve të tjera dhe pritet që ajo të lërë kalatën nr.4

ku edhe gjendet prej dy ditësh për të përfunduar në

kalatën lindore.

Të arrestuarit.

1.Agron Rrapaj, vitëlindja 1952, lindur në Korçë,

banues në Durrës, pronar dhe kapiten I anijes

2.Ilirjan Lelja, vitëlindja 1951, lindur dhe banues në

Durrës, mekanik e motorist i anijes

3.Nezir Shahini, vitëlindja 1955, lindur në Peshkopi,

banues në Durrës, mekanik i anijes

4.Xhovan Nasko, vitëlindja 1957, lindur e banues në

Durrës, marinar

5.Ramazan seferi, vitëlindja 1957, lindur e banues në

durrës, marinar

6.Aleksandër Shtamari, vitëlindja 1954, lindur e

banues në Durrës, marinar.

7.Vesel Shullani, vitëlindja 1941, lindur e banues në

Durrës, roje i anijes.

Sekuestrohet anija “Frojdi”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›