Pilotët: Shesim te “Gabi” për të plotësuar pensionin

23/05/2005 Kuçovë, festohet 50 vjetori i krijimit të Aviacionit. Komisarët kujtojnë kohën kur pushtuan hapësirat
Kuçovë – Takohen për të festuar 50 vjetorin e krijimit të Avioacionit në Kuçovë, pilotë e komisarë në pension, ministra dhe komandantë. E gjitha, në suveniret e një feste madhështore, ndërsa të vjetrit, shesin tek tregu i rreckave, për të plotësuar pensionin simbolik të dhenë nga shteti. Dje, në ambientet e Komandës të Repartit Ajror të Aviacionit u kujtua 50 vjetori. Ish -aviatorë e komisarë, shohin para syve atë çka ka ndryshuar nga dita kur ky vend u krijua. Mes tyre, mbërriti dje edhe Komandanti i Forcave Ajrore Turke, gjeneral Ibrahim Fitina, i ftuar nga homologu i tij në Shqipëri, gjeneral brigate Astrit Jaupi. I shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, bashkërisht inaguruan përfundimin e punimeve në këtë aviocion, nga ushtria Turke. Gjithsesi, ish-pilotët e aviacionit, duket se vetëm kujtimet iu kanë ngelur. Ndjehen të harruar nga shteti dhe një pjesë e tyre gati nën zë thonë se bëjnë punë të ndryshme për të shtuar diçka në pensionin e tyre mëse modest. “Ka nga ne që punojnë si tregtarë plaçkash të vjetra tek Gabi…”, thonë ish- aviatorët të përhumbur mes kujtimeve e dhembjes së të sotmes.
Miliona USD për aviacionin
Janë investuar deri tani mbi 2.5 milion dollarë, dhe në vitin 2002, u realizua ndërtimi i terminalit, kullës së fluturimit dhe godinës operative të aeroportit të Kuçovës. Këto objekte kapin një vlerë prej 528 mijë dollarë. Për vitin 2003, punimet kapën vlerën për 1.5 milion dollarë, për rikonstruksionin e brezit kryesor të fluturimit, riasfaltimi i brezit urgjent të fluturimit, ndërtimi i hyrjes dhe postobllokut etj. Gjatë vitit 2004, punimet kapën vlerën rreth 2 milion dollarë. U ndërtua sheshi i përpunimit të avionëve të transportit, sistemi i ndriçimit të pistës, godina për akomodimin e personelit. Në vitin 2005, ka përfunduar ndërtesa e komandës dhe të tjera punime, të cilat e kanë kthyer bazën ajrore të Kuçovës, në një aeroport të sandarteve ndërkombëtare.
“Janë të gjitha këto arritje për të festuar një 50 vjetor”, tha ministri Majko. Komandanti i forcave ajrore turke, tha se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai ka falenderuar për bashkëpunimin e mirë, mes forcave të komandës ajrore të aviacionit dhe teknikave turke, që kryejnë punimet në këtë objekt të rëndësishëm.
Kujtimet e njerëzve që pushtuan hapësirën
Ish-drejtori i parë, inxhinier Daut Gurabardhi, thotë se “sot është dita e pushtimit të hapësirës”. Ai kujton ditën e parë në 15 maj të vitit 1955, kur u ngrit avioni i parë nga Kuçova. Si drejtor i pare i Uzinës të Riparimit të Aviacionit, që u ndërtua në Kuçovë në vitin 1966, thotë se bëheshin riparimet kapitale të avionve që dispononte Forca Ajrore. Kjo forcë u rradhit me ato më të mëdhatë në rruzullin tokësor. “Nuk dua tu kthehemi kujtimeve pasi ato nuk kanë të mbaruar, por pilotët tanë e kanë treguar veten në shumë raste, se janë vërtet zotërues të hapësirave ajrore. Është ish piloti jonë Babaçe Faiku, ai që ka fluturuar nga Potgorica deri në Budapest. Një herë më kujtohet edhe me një motorr, pasi tjetri ishte i prishur”, kujton Gurabardhi. Ai tregon për prurjen e delegacionit shqiptar në vitin 1961 nga Italia në Tiranë, në një mot të keq. Ishte koha që delegacioni me Enverin në krye, kishte marrë pjesë në mbledhjen e 81 partive. “Unë dhe shokët e mi kemi fluturuar 18 vjet në të gjitha vendet e Europës Lindore dhe pjesërisht për shkak të regjimit, në gjysmën e Evropës Perendimore”, thotë inxhinieri.
“Kam qënë dëshmitari i parë, kur piloti Bilal Sina, uli avionin me motorr të fikur. Isha duke ikur në uzinë, kur pashë se po ulej një avion. Menjëherë pashë orën, pasi unë i dija shumë mirë oraret e uljes dhe ngritjes, dhe u çudita kur ai nuk u drejtua nga pista por në brezin jeshil. U drejtova urgjentë për tek ai, pasi dhe për fat e kisha rreth 50 metra larg. Sa shkova në vënd pashë që po zbriste nga vëndi i pilotit. Bilal Sina, ishte gërvishur pak në faqe dhe në ballë. Ashtu i trembur, i thashë se a ishte mirë, por Bilali i cili më duket se nuk ishte më shumë se 23 apo 24 vjeç, më tha: Komandant unë nuk bëhem dot pilot,- jo i thashë, mos thuaj kështu, ti tani je një pilot i shkëlqyer, se munde të shpëtoje një avion që tu prish në ajër dhe, se ti mundet të ishe hedhur, kurse avioni tani do të ishte djegur. Pra, ti je një pilot i zoti. Nuk e harroj që ky pilot i ri që sapo kishte dalë nga shkolla e parë e aviacionit tonë, sakrifikoi kokën…, përfundon rrëfimin Gurabardhi
Inxhinierët që ngritën 6 mijë avionë
Dy inxhinierët e këtij aviacioni, Daut Gurabardhi dhe Koli Çobo, tregojnë se kanë ngritur 6000 mijë avion në qiell, për 40 e ca vjet. Ata kujtojnë se çdo fluturim ishte si i parë. Të gjendur sipër maleve me deborë apo në lartësitë e mjergulluara, qëndronin me zemër të ngrirë, me frikë se atje lart ishin jetë njerëzish. Gurabardhit i kujtohet se jo gjithçka ishte fat dhe sukses. Në 50 vite, shenohen zyrtarisht 34 incidente, të cilat kanë përfunduar me vdekje heroike të aviatorëve. Ata sot prehen tek vendi ku prehen heronjtë. „E kemi filluar punën me 15 teknikë, ku kemi montuar 28 avionë që na erdhën nga arka dhe duart tona i montuan dhe i ngritën në ajër, atje lart mbi malin e Tomorrit“, tregon tekniku Koli Çobanaqi.
Bilal Sina: Unë piloti që bëra uljen e detyruar në pistën jeshile
“Nuk kam për ta harruar atë ditë pasi, nuk isha vetëm 23-vjeç dhe sa kisha dalë nga bankat e shkollës. Pas disa provave, isha i pari pilot që bëja stërvitje çdo ditë. Por ditën e premte, në 18 mars 1967 nuk e harroj. Me urdhër të Komandës rreth orës 15.00 u ngrita në fluturim dhe sapo mbërrita në lartësinë 6 mijë metra lartësi, për një moment m’u fik motorri. Pasi lajmërova Komandën, bëra sipas urdhrit që më dhanë dhe kërkova të ndizja motorrin e dytë, por ai nuk u ndez. Komunikova sërisht me komandën e cila më urdhëroi të hidhesha me katapul. Këtë urdhër, Komanda ma përsëriti disa herë, por unë vendosa të zbres me avionin. Nuk e dëgjova zërin lutës dhe urdhërues të Komandës dhe munda që së bashku me avionin, të ulesha shëndoshë e mirë në tokë. Nuk mendova asnjë çast për jetën...”