E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi ; Zbulohet një kurorë e rrallë prej ari

Gërmimet arkeologëve grekë kanë zbuluar një kurorë prej ari. Kërkuesit kanë treguar se objekti i rrallë është gjendur i ruajtur në një kuti prej të njëjtit metal, në qendrën arkeologjike Vergine, kryeqyteti i Maqedonisë antike. “Kurora ishte ruajtur në një vazo prej bronzi dhe ishte groposur në gërmadhat e Tempullit Vergine”, - bëri të ditur në një komunikatë universiteti i Selanikut që drejton kërkimet arkeologjike. “Ajo është e të njëjtit tip me kurorat e gjetura në varret mbretërore, të zbuluara 30 vjet më parë nga arkeologu grek, Manolis Andronikos. Kutia prej ari është konsideruar si unike”, - theksoi komunikata. “Nuk kemi përcaktuar ende periudhën së cilës i përkiste, por bëhet fjalë pa dyshim për një zbulim të madh”, - tha për gazetarët rektori i universitetit, Anastassios Manthos.

Në qendrën arkeologjike të Vergines, të regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s gjendet një varr që arkeologët greke ia kanë atribuuar mbretit Filipi II të Maqedonisë, i cili mbretëroi nga viti 359-336 para Krishtit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›