Vlorë ; “Fashion TV Summer Party” mbyll sezonin turistik veror
Modele të njohura shqiptare dhe këngëtarët më të klikuar kanë dhënë një show të vërtetë në “Summer Depo”. Aktiviteti “Fashion TV Summer Party” është organizuar mbrëmë në qytetin bregdetar të Vlorës, në kuadër të mbylljes së sezonit turistik veror. Pas suksesit të arritur në dy qytetet bregdetare, Durrës dhe Velipojë, në praninë e dhjetëra të pasionuarve të modës të pranishëm në këto aktivitete, mbrëmë radhitej Vlora, si destinacioni i parafundit i këtij aktiviteti, i cili do të mbyllet në muajin shtator në Tiranë. Presidentja e Dhomës Kombëtare të Modës Shqiptare, Djana Cekodhima, që ka ekskluzivitetin e këtij aktiviteti, është shprehur se “ideja jonë me organizimin e këtij aktiviteti, ka qenë krijimi i një atmosferë festive dhe të ngrohtë, por njëkohësisht edhe masive”. Sipas saj, në mbrëmje janë bërë shumë surpriza të bukura, ku përveç prezantimit në kanalin prestigjioz, “Fashion TV”, për modelet shqiptare të cilat do të kenë oferta të tjera edhe nga agjenci të ndryshme të modës.
Gjatë këtij aktivitetit në Vlorë kanë marrë pjesë përfaqësues të “Falco Production”, një agjenci ndërkombëtare kinematografike, që përzgjedh imazhe të reja për kinematografinë dhe televizionin që ofronte bursa studimi për sektorin modës për produksione të tjera në Shqipëri. Në Vlorë janë pritur edhe surpriza të tjera, pasi ndryshe nga Durrësi dhe Velipoja, si DJ, është ftuar një vajzë londinneze e njohur, Kelly Marie, tregon më tej drejtuesja e aktivitetit, Diana Cekodhima.
Qëllimi i zgjedhjes së qyteteve bregdetare në organizimin e “Summer party”, sipas saj, lidhet jo thjesht me praninë e një fluksi të madh të shtresës së orientuar drejt modës, por dhe nga prania e rritur e emigrantëve dhe turistëve, që vizitojnë vendin në këtë sezon turistik.