Fashizmi serb

SREMI, ose më saktësisht qendra e radikalëve që ka një rëndësi simbolike të vendit ku fashistët e dëshmuan pamposhtmërinë e tyre, javën e kaluar ishte vendi ku u shmang një konflikt që po paralajmërohej si fillim i qërimit të hesapeve, e të cilin e urdhëroi kryetari i SRS-së, Vojisllav Sheshel. Njeriu që në mitingun në Hrtkovci, më 16 maj 1992, tha se “të gjithë kroatët që kanë bërë gabime duhet të shkojnë”, pas së cilës gjë pasuesit e tij e lexuan listën me emrat e 17 banorëve kroatë nga Hrtkovci, të cilët, si pjesëtarë të Gardës Popullore Kroate, angazhoheshin për përndjekjen e serbëve nga Kroacia. Një matricë kjo e dëshmuar, sikurse ishte rasti i kasapit 6-vjeçar Darijo Barbaliç, i cili u përndoq nga banesa, meqë ishte pronar i pasaportës kroate. Konflikti nuk ndodhi, por doli se radikalët që gabuan (Nikoliç dhe Vuçiç) duhet të shkonin. Ministria e Brendshme e Serbisë ia ndaloi Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS) që udhëhiqet nga Tomislav Nikoliç, mbajtjen e tubimeve parazgjedhore në Hrtkovci dhe fshatrat përreth të komunës së Rumës. Performancat ishin caktuar për fundjavën e kaluar, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale që në komunën Ruma do të mbahen më 9 nëntor, në të cilën shteti instaloi administratën e dhunshme. Nga Hrtkovci dalin dy deputetë, megjithëse mbetet pikëpyetje se për çka mund të duhen ata, ngase gjatë historisë së re ata gjithmonë ishin radikalë. Ngase është hera e parë që po numërohen radikalët e ri dhe të vjetër.
Zëvendëskryetari i SNS, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për gazetarë pohoi se kishte marrë një letër nga MPB dhe nga Agjencia e Informative dhe e Sigurimit (BIA), që mitingjet të mos mbahen ngase ekziston mundësia e rrezikimit të njerëzve dhe pronës. Pa një rrezik të tillë, nëpër stendat e SRS në fshat po shpërndahej materiali propagandistik, e ku, siç tregojnë dëshmitarët, ishte shumë zhurmshëm. Njohësit e rrethanave thonë se në Hrtkovci SRS-ja i ka ruajtur 180 anëtarë, ndërkaq Nikoliçit dhe Vuçiçit iu bashkuan rreth 20 anëtarë të ish-partisë së përbashkët. “Kërkojmë nga BIA dhe MPB që të tregojnë se kush dhe sigurinë e kujt deshi ta rrezikonte, kush dëshiron gjakderdhje dhe kush ndoshta synoi një kasaphane njerëzish”, theksoi Vuçiç. Kjo pjesë e deklaratës së tij nuk u raportua në mediat shtetërore, ndërsa tabloidët kryetarit të SRS-së, Vojisllav Sheshel, ia mveshën se nga Haga kishte urdhëruar FATVA-n, pra masakrimin e të shkëputurve. Gjatë ndërmarrjes së përbashkët kriminale, krerët e falangës dikur monolite dhe gjithnjë parlamentare, dhe në bashkëpunim me rrugaçët lokalë, arritën që nga Hrtkovci, të cilin madje e pagëzuan në Srbislavce, të dëbonin mbi 700 kroatë dhe hungarezë. Të gjithë të dëbuarit, e mes tyre edhe familje të tëra, që u përmendën në Aneksin e 11 të aktakuzës së tretë kundër Vojisllav Sheshel, sipas këtij të fundit janë ose kufoma, ose gastarbajterë të pasur. Por asaj që shkruan në aktakuzën e Hagës kundër Vojisllav Sheshel, e tëra duket kështu: “Instalimi i masave restriktive dhe diskriminuese ndaj banorëve civilë kroatë, myslimanë dhe të tjerë joserbë, përfshirë këtu edhe personat në BeH në Zvornik, në “territorin e gjerë të Sarajevës”, në Mostar dhe Nevesinje, por edhe në pjesët e Vojvodinës dhe Serbisë (gjegjësisht, në Hrtkovci, Nikince, Ruma, Sid dhe në vendet tjera afër kufirit me Kroacinë), siç janë kufizimi i lirisë së lëvizjes, heqja nga postet udhëheqëse në institucionet lokale të pushtetit shtetëror dhe në polici, përjashtimi nga puna, shkurtimi i të drejtave për sigurim shëndetësor dhe kontrollimi i shtëpive, torturat, rrahja dhe plaçkitja e civilëve kroatë, myslimanë dhe joserbë; depërtimet ose shpërngulja e dhunshme e dhjetëra mijëra civilëve kroatë, myslimanë dhe joserbë nga territoret e lartpërmendura, por edhe nga pjesët e Vojvodinës në Serbi (gjegjësisht, në Hrtkovci, Nikince, Ruma, Sid dhe vendet tjera afër kufirit me Kroacinë), të përshkruara në paragrafët 31 deri 33”. Vendngjarja: Pallati i Sindikatave në Beograd, koha: nëntori i vitit të kaluar, shkasi: promovimi i librit të Vojisllav Sheshel “Afera Hrtkovci dhe Kurva Ustashe Natasa Kandic”. Pse u shkapërderdhën, fashistët s’do të mund të shihet nga citatet në vazhdim, që qëllimisht u shkëputën nga konteksti, gjegjësisht nga revista “Velika Srbija” (Serbia e Madhe), numër 2999, e nëntorit 2008. “Thonë se Vojisllav Sheshel në miting kishte thënë se kroatët duhen dëbuar apo depërtuar, por po të shikoni se çfarë vërtet ndodhi, do të shihni se Vojisllav Sheshel vetëm sa ishte përpjekur të gjente, dhe atë jo në kuptimin e plotë të fjalës, ndonjë shtëpi dhe kulm mbi krye për refugjatët e shumëvuajtur serbë nga Slavonija Perëndimore, pra për dhjetëra mijëra serbë të dëbuar nga ushtarët e Franjo Tudjman. Ata nuk thonë se ai është përgjegjës për cilëndo vrasje, nuk e përmendin asnjë emër, por vetëm pohojnë se disa prej tyre, sapo kishin dëgjuar fjalimin e tij, donin të bënin diçka. Nuk ekziston asnjë lidhje që mund t’i lidhë fjalët e Vojisllav Sheshel dhe ekzekutimin e cilësdo vepër kriminale në Hrtkovci”, u shpreh Aleksandar Vuçiç. E ndoshta sqarimi i mënyrës si sigurohet një shtëpi, pra pa bomba, thika dhe thirrje telefonike (“Shpërngulu more bërllok ushtash!”) për të pastrehët e kombësisë serbe do të jetë pjesë e programit parazgjedhor të partisë së re fashiste; ngase kjo lloj përmbajtjeje tashmë ka hyrë në histori. Dhe se çfarë, kush dhe si ka vepruar dikush në Htrkovci gjatë kohës së depërtimeve të vitit 1992, i ka shënuar pastori i Petrovaradinit, Marko Klaljiç, në librin e tij “Si vdiste populli im”. “Filloi me dhunimin brutal të një pronareje të një restoranti në Novi Slankamen, e pastaj vazhdoi me zhvendosjen e ngjarjes në Hrtkovci, ku u vra një kroat, ndonëse pastaj, në vitin 1995, pasoi edhe vrasja brutale e një familjeje treanëtarëshe në Kukojevci. E çfarë të pritet kur derdhet gjaku? Njerëzit ishin të tmerruar... dhe kështu filloi ai orteku propagandistik nga Sremi”. Filloi pra dëbimi i “të vdekurve dhe i gastarbajterëve”, duke u përndjekur 722 persona. “Ishte ky një presion i madh. Në oborrin tonë vinin nga 10-12 njerëz dhe na tregonin: “Mua më dëbuan nga shtëpia ime, edhe ti duhet të ikësh...”. Pastaj na hodhën dy bomba për të na frikësuar, por ja që nuk ia dolën. Sot gjendja u rregullua disi, pasi kaluan 16 vjet, ndoshta edhe ata kuptuan se ne që mbetëm, nuk mbetëm këtu që të grindemi dhe të inatosemi. Ndoshta tani e shohin se çfarë jemi, më të mirë sesa kur erdhën ashtu të mjerë... Epo, të gjithë ata janë vetëm njerëz të mashtruar”, shprehet Julijana Molnar, një viktimë e fashizmit nga Hrtkovci. Ja edhe pala tjetër. Nënkryetari i Drejtorisë Qendrore Atdhetare të SRS, Milorad Mirçiç, e interpreton mbrojtjen e Sheshelit në Hagë: “Të njëjtin fjalim parazgjedhor Vojisllav Sheshel e mbajti në të gjitha mitingjet, në të gjithë tubimet e vitit 1992, me pak ndryshime të vogla dhe të parëndësishme. E pse pikërisht Hrtovci? Sepse në Hrtkoci regjimit të atëhershëm dhe asaj propagande i ishin bashkëngjitur edhe organizatat joqeveritare, ashtu që sa më mirë të fabrikonin gënjeshtrat kundër Sheshelit, se kinse ai po i kërcënonte kroatët. Kur kolonat e para masive të refugjatëve erdhën në Hrtkovci, atje u shfaqen Nenad Çanak dhe Dragan Veselinoviç, dhe iu thanë (e ekzistojnë edhe dëshmitarë për këtë gjë, prandaj edhe po e them): “Qëndroni këtu, dhe ne do t’ju ushqejmë’. Pra, qysh asokohe, Amerika e kishte variantin e përgatitur që artificialisht të shkaktonte trazira në Hrtkovci, që pastaj për to të akuzohej SRS dhe Vojisllav Sheshel, si parti e vetme nacionale politike dhe si lider i vetëm i definuar dhe i vendosur nacionalist. Dhe këtu filloi”, sqaroi Mirçiç. Po vërtet këtu filloi, megjithëse shumëkush do të thoshte se ka filluar në kryeqytetin e Serbisë së dikurshme antifashiste, në Beograd, kur Vojisllav Sheshel lexoi emrat joserbë të gazetarëve të mediave shtetërore, të cilët pak më vonë i morën vendimet për përjashtim nga puna, e disa edhe vizat. Apo ndoshta edhe më herët, diku përreth “Ruski Car”, ku Sheshel po e shiste ideologjinë e tij të çmendur. S’ka lidhje se ku filloi, e rëndësishme është që ende po vazhdon. Në Serbi.