Faslli Haliti, mbërrin “Diellftohti
Këto ditë ka dalë në librari vepra më e fundit poetike e autorit. Disa vlerësime të shkrimtarëve dhe kritikës për poezinë e Halitit
“Diellftohti” titullohet libri i ri i poetit të njohur Faslli Haliti, hedhur këto ditë në qarkullim nga shtëpia botuese “Ombra GVB”. Botimi përfshihet në kolanën: “Poezia bashkëkohore shqipe, seria e botimeve equinox”. Në këtë libër lexuesi mund të gjejë kryesisht, poezitë e viteve të fundit të Halitit si dhe dy poemat e reja “Ku, ku” dhe “Këtu në New York City”. Ky vëllim poetik vjen pas mjaft librash të tjerë të autorit, të botuar mbas viteve ’90, ku mund të përmendim: “Sot”, “Mesazhe fushe”, “Mbrapsht”, “Çartje”, “Po s'ish ajo”, “Krisa”, “Kaq”, “Kujt t'i besoj”, etj. Ndër vlerësimet e dhëna për poetin Faslli Haliti rikujtojmë atë të Kadaresë, i cili është shprehur: “Faslli Haliti mundohet t'i përshkruajë ato (ngjarjet) në mënyrë të freskët, origjinale, pa shablone poetike, të cilat krijojnë gjithmonë një perde tymi rreth poezisë. Natyrisht kjo është një gjë shumë e vështirë...”.
Ndërsa Dritëro Agolli është shprehur për Halitin me këto fjalë: “Poezia e Faslli Halitit nuk ka firo. Ka gjëra që jetojnë gjatë. Poeti është sa i afërt dhe i largët, sa i thjeshtë dhe i vështirë. Poezia e tij është një nukleo, bërrthamë e veshur me materie, metafora e figura të tjera duke e mbajtur atë si një pjeshkë që nuk shqitet nga bërthama. Kjo bërthamë është e fortë, ndryshe nuk do t'i mbante dot muskujt. Ajo ka brenda diellin. Në këtë kuptim thashë se Faslli Haliti është dhe i vështirë, i afërt dhe i largët. Karakteristikë tjetër e Faslli Halitit është bashkimi i filozofisë me meditimin. Ai ka sentenca të papritura filozofike në poezinë e tij, por pa poza, pa artefice. Tipar tjetër i poezisë së tij është bashkimi i agresivitetit me butësinë. Por poeti është njëkohësisht agresiv dhe i butë. Ai godet të keqen dhe të këqijtë dhe mbron të mirën e të ndershmit, veten. Faslli Haliti ka agresivitet, por ka agresivitet në mbrojtje të diçkaje të madhe. Tipar tjetër është tendenca e fortë në estetikë, shpirti qytetar, patriotik. Dihet se te çdo njeri fle një luan, por e gjithë puna është, se kur zgjohet ky luan te njeri a te tjetri. Te Faslli Haliti, luani është zgjuar herët. Uroj që luanizmi të rrijë zgjuar dhe në të ardhmen te Faslli Haliti. E ndërsa Agolli shprehej kështu në ’98-n, në 2006 sërish Agolli do të thoshte për poezinë e Faslli Halitit se “Poezia e tij nuk është një gur që duket dhe ti e vështron dhe kënaqesh ose trishtohesh prej tij se diçka të kujton; poezia e Faslliut është një gur që del papritur nga dheu dhe ti habitesh: Ç'është ky gur?! Poezia e Faslli Halitit të habit. Na ka habitur në sistemin socialist, na habit edhe sot në sistemin kapitalist. Është thirrje për të vërtetën dhe drejtësinë sociale, përmes metaforës. Faslli Haliti merr frymë me mushkëritë e poezisë, madje edhe kur fle”. Shkrimtari dhe poeti Moikom Zeqo do të thoshte për autorin Haliti: “Faslliu ka një poezi që afron drejt konkretes, me thekse të thella filozofike, por ajo që është më e rëndësishme duket tek optika poetike, e cila është nga më origjinalet në letrat shqipe. Kështu mund të themi se ky poet është i papërsëritshëm. Është poet i një sinqeriteti të madh dhe i një teknike të veçantë. Është një nga njerëzit më të mrekullueshëm që kam njohur në jetën time dhe, padyshim, që i bën nder jo vetëm Lushnjës, por gjithë Shqipërisë”. Dhe për ta mbyllur, po citojmë kritikun dhe shkrimtarin e njohur, të ndjerin Vath Korreshi: “Poezia Faslliut ka edhe një cilësi tjetër: ajo është shumë njerëzore. Faslliu filozofon mbi të thjeshtën duke arritur në përgjithësime emocionale dhe i afrohet kështu ligjërimit etiko-filozofik”
P.GROSI
21 Maj 2008