Tiranë - Paris
Një bjonde që merr në telefon një agjensi udhëtimesh...
-Më falni, kisha një pyetje...
-Po urdhëroni!
-Desha të dija,se sa zgjat një udhëtim Tiranë-Paris?
-Dy minuta ju lutem, – i thotë recepsionistja.
-Faleminderit shumë – ia kthen bjondia, dhe mbyll telefonin.
Peshkimi
Dy shokë dilnin për peshk bashkë por çuditërisht njërit vetëm i ecte, tjetri nuk kapte fare peshq. E pyet fatkeqi shokun:
-Si ka mundësi që ti kap kaq shumë peshq more burrë?!
-Po ja, unë jam beqar dhe kam një dashnore. Sa herë kur shkoj për peshk i përkëdhel asaj prapanicën dhe kjo më sjell shanc.
-Po edhe unë jam i martuar dhe kam gruan.
-Provoje, pse jo.
Të nesërmen pasi rregullohet shkon burri te gruaja e cila ishte duke fjetur përmbys. Ai i ledhaton prapanicën ndërsa ajo përgjumësh i thotë: “...shpirt, po del për peshk?”
21 Maj 2008