Numri i viktimave nga tërmeti në Kinë arrin në 70 mijë
KINË-Katastrofa e shkaktuar nga tërmeti në Kinë ka shkaktuar një numër prej 70 mijë personash të vdekur ose të zhdukur. Lajmi është bërë i ditur agjencia e lajmeve “Reuters” duke iu referuar autoriteteve kineze. Vetëm në provincën Siçuan, bilanci i viktimave arrin në 39,500. Ndërkaq, të paktën 500 të vdekur janë regjistruar në provincën fqinje. Agjencia shtetërore e lajmeve Sinhua ka njoftuar edhe për 32 mijë njerëz të tjerë të zhdukur.
SHBA-të arrestojnë 500 të mitur në Irak
BAGDAD - Forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara kanë bërë të mundur arrestimin e rreth 500 të miturve në Irak. Dhjetë persona të tjerë janë arrestuar në Afganistan, thuhet në një të raport zyrtar të Kombeve të Bashkuara. Për këtë aksion, të dy vendet kanë punuar së bashku prej vitit 2002 në kuadër të masave kundër terrorizmit duke arrestuar gjithsej 2500 të rinj. Koha e mbajtjes në burgim i këtyre personave zgjat deri në një vit.
21 Maj 2008