Fasonët: Kriza politike, ndikim negativ për industrinë tonë
Përfaqësuesit e industrisë Fason thonë se edhe tek industria e këtij sektori kanë ndikuar ndjeshëm përleshjet e dhunshme të demonstratës së 21 janarit. Përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhimit të Veshjeve dhe Këpucëve, shprehen se pas publikimit në media të atyre pamjeve në mediat ndërkombëtare, janë kontaktuar nga porositësit e materialeve të tyre, për t’u informuar mbi situatën aktuale në vend dhe mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit. Pasi pamjet e 21 janarit janë transmetuar në mediat e gjithë botës, investitorët strategjikë janë trembur dhe interesuar në lidhje me situatën në vendin tonë.