Për luftën ndaj trafiqeve dhe korrupsionin duhet vullnet
09/12/2004 Në kohën e diktaturës, njerëzit kishin frikë, pasi ishte plotësisht e mundur që të arrestoheshin për diçka që ata vetë nuk ishin të ndërgjegjshëm nëse e kishin bërë apo jo. Shoqëria shqiptare ishte përballë një Kodi Penal fiktiv, pa të drejtë penale reale, për mbrojtjen e individit e të sigurisë juridike. Sot, kur Kodi Penal dhe e Drejta Penale ekzistojnë për mbrojtjen e rendit publik e gjithashtu për jetën dhe pronën e personave privatë, shoqëria shqiptare sërish ka frikë dhe ndjehet e pasigurtë, e pambrojtur dhe shpesh e terrorizuar. Ajo pret që ligji të veprojë njësoj mbi të gjithë njerëzit, zyrtarë apo politikanë qofshin, që i kundërvihen apo veprojnë kundër kësaj të drejte penale e që, në fund të fundit, çon në një formë tjetër të sundimit të ngjashme, për sa i përket pasojave ndaj njerëzve të thjeshtë, me atë të diktaturës. Sot njerëzit hezitojnë dhe kanë frikë të merren me një aktivitet në ekonominë e tregut të ndershëm dhe sidomos nuk e fshehin frikën e të paturit sukses në të, pasi në qoftë se në periudhën e diktaturës njerëzit me prirje demokratike kishin frikën e burgut, sot njerëzit e ndershëm me prirje në ekonominë e tregut kanë frikë nga konkurrenca e pandershme. Të shumta dhe të përditëshme janë rastet që trondisin gjithë vendin, ku mënjanohen njerëzit e thjeshtë të biznesit vetëm për faktin, se ata kanë punuar në mënyrë të ndershme, me aftësitë, djersën e tyre e mundin e të afërmve. Sapo kanë bëre pak vend apo emër të mirë në një drejtim të ekonomisë së tregut, si dhe duke mos qenë të lidhur apo pjesë "taksapaguese" e hallkave apo klaneve kriminale, ata mënjanohen, zhyten apo eliminohen me forma të tipit mafioz. Kjo argumentohet me faktin se deri më sot kurrë s'kemi dëgjuar që t'u hyjë gjëmb në këmbë drejtuesve të biznesit të madh, importues të kafes apo cigares, naftës apo elektronikës, sheqerit apo orizit, të bananeve apo vezëve, të farmaceutikë-kozmetikës apo letrës.
Cilët janë këta? A mendoni ju se mund të bëjë importimin e dhjetëra mauneve me cigare apo kafe, ajo klasë e shoqërisë tonë, konsumatore e përditëshme, që paguhet nga 10.000-15.000 lekë në muaj, të cilët janë mësues e nëpunës shteti, inxhinierë e ushtarakë?! A mund të importojë naftë apo pajisje elektronike ajo klasë e shoqërisë, që njihet me emrin të papunë e pensionistë, me asistencë e rrogë 3.000-7.000 lekë në muaj?! A mund të bëjnë importimin e vaporëve me banane apo vezë njerëz, të cilët qëndrojnë në sheshin para "Ushtarit të Panjohur", të cilët me sakrificat e tyre sigurojnë edhe jo 5.00 lekë në ditë?! A mund të importojnë letër dhe ilaçe dhjetëra gazetarë apo mjekë, farmacistë të punësuar, të cilët me profesionin e tyre shpesh nuk janë garant për ushqimin e familjeve të tyre?!
Padyshim që jo. Atëherë cilët janë këta? Nuk e di përse, për dreq, më kujtohet "Apologjia e vërtetë e Sokratit" (Kostas Varnalis) në këto momente: "Kusarët - thoshte i famshmi Sokrat - janë ata që na kanë mbledhur e na thonë: "Ju do të punoni për ne dhe ne do t' ju qeverisim". A nuk ishte Kryeministri aktual, ish disa herë kryeministër i vendit, i cili i dha emrat publikisht në KPD-në e partisë më të vjetër në vend? A ju kujtohen deklaratat publike të profesor Meidanit, ish-president, mbi korrupsionin dhe inkriminimin e klasës politike shqiptare? Kujt i ka humbur kujtesa le t'i kujtoimë letrën e kryetarit aktual të partisë me inicialet LSI, ish-kryeministër i Shqipërisë, drejtuar Presidentit, Kryetarit të Kuvendit Popullor, Prokurorisë, Trupit Diplomatik të akredituar te ne si dhe gjithë organizmave ndërkombëtare, mbi kërcënimet serioze për eliminimin e tij fizik. Aty janë përmendur edhe emra. A nuk ishte deputeti Dritan Prifti, ish-kryetari i Korporatës Energjetike, i cili akuzoi me emra? Po kështu deputeti Erion Braçe, akuzon me emra një ish-ministër për "dreka pune" me njerëz të inkriminuar, në hotelin e gjuetisë Lezhë. A nuk akuzoi ish-ambasadori amerikan Xhejms Xhefri, për baronët e krimit? Të vimë më pranë në kohë. E freskët deklarata e Presidentit Moisiu, ish- zëvendësministër i epokave, për veshjen e krimit me imunitet politik. Apo deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ish-këshilltar juridik, i emëruar i presidentëve Berisha e Meidani, që në Shqipëri prodhohet droga. Po kështu deklarata e ministrit të Rendit, Toska, ish-gjyqtar, i cili konstaton se krimi është futur në politikë dhe media. A nuk ishte deputeti "socialist" Lesi, i emëruar si i tillë nga gjykata, kryetar aktual i PDK-së, ish-gazetar, në krah dhe opozitar i opozitës së sotme, i cili deklaron në parlament fakte tronditëse mbi trafikantët në Shqipëri, apo për krim dhe fshehje të tij, mbi ngjarjen e Shkallnuerit?
E së fundi komuniteti ndërkombëtar deklaron Shqipërinë si vend i trafikimit të qenieve njerëzore, të drogës dhe të prostitucionit. Citojmë këtu raportin mbi kushtet e fëmijërisë dhe adoleshencës, të Telefonit jeshil, prezantuar me datë 19 nëntor 2004 në Romë, sipas së cilit 2000 fëmijë janë zhdukur, duke u trafikuar ilegalisht në Greqi dhe Itali për t'iu nënshtruar transplacioneve. Fakte rrënqethëse tregojnë se një djalë i porsalindur tregtohet për 50.000 euron ndërsa një vajzë 30.000 euro, 10.000 euro kushton një mëlçi dhe 25.000 euro një veshkë. Xhiroja e trafikut ilegal të fëmijëve mund të arrijë deri në 1.2 miliard dollarë në vit. E këtu duhet t'i bëj të qartë lexuesit të thjeshtë se kur na akuzon Evropa si vënd i trafikimit të qenieve njerëzore nuk bëhet fjalë për një e dy raste, por për mijëra. Kur akuzon Evropa për trafik droge, nuk bëhet fjalë për një e pesë kilogramë drogë, por për tonelata të tëra e po kështu kur akuzohesh për prostitucion, rastet shkojnë gjithashtu në mijëra. Ky trafik fitimprurës në përmasa marramendëse, i drejtuar nga klanet kriminale nuk mund t'u kalojë nën hundë qeveritarëve dhe politikanëve tanë, të cilët po mundohen me të gjitha format dhe mënyrat për ta "penguar" dhe "luftuar" këtë fenomen e me lloj-lloj masash, duke projektuar programe "lufte" me "aleatët" e tyre ndërkombëtarë andej dhe këtej detit e duke ndërruar kryedoganierë, kryepolicë e ambasadorë. Ky trafik nuk mund të bëhet nga ajo klasë e shoqërisë buxhetore shqiptare që përmenda më lart dhe njëkohësisht as pa djeninë e ndihmën e drejtuesve të strukturave të shtetit. Siç shikohet, akuzat dhe kundërakuzat, emrat dhe mbiemrat deklarohen nga njerëz të cilët kanë drejtuar dhe vazhdojnë të drejtojnë Shqipërinë. Janë pikërisht këta njerëz, siç thoshte i ndieri Alqi Boshnjaku, që në një periudhë kohe fare të shkurtër u bënë me fuoristrada dhe celularë në vesh nga mëngjesi e deri në mëngjes, por do t'i shtoja fjalës së ish-mikut tim, edhe me vila e pallate, me toka në´bregdet e me fshatra turistike, me disko e pabe, me shoqëri sigurimesh e me banka, me pulari e fabrika pijesh, me anije e helikopterë, me karburante e hotele luksoze dhe kjo në kurriz të një populli të tërë të varfër e të vuajtur, të njerëzve të thjeshtë e të pastër, duke eliminuar konkurrencën e ndershme. A do të mundnin këta që të eliminonin veten e tyre nga pjesëmarrja dhe fitimi nëpër tendera të organizuar nga vetë ata? A mendoni ju se këta njerëz do të mund të zhdoganonin dot veten e tyre? Pa dyshim që jo. E nëse duhen fakte, do të mjaftonte për të verifikuar këtë, vetëm sikur të ndërmerrej nga organet kompetente një kontroll i magazinave dhe i depove të këtyre njerëzve që bëjnë këto lloj importesh e biznesesh e do shohim që nga mijëra tonë që konsumon vetëm Tirana me cigare, apo kafe dhe që gjenden në magazinat e tyre, do rezultojë se vetëm një pjesë e vogël do gjenden të zhdoganuara. Po kështu, fakte vijnë edhe nëse do të survejoheshin nga organet kompetente, sa herë organizohen tendera rrugësh, ndërtimesh, apo blerjesh të pajisjeve shtetërore. Fitues dalin të njëjtat fytyra, me të njëjtat metoda, duke detyruar shmangien e të autorizuarve të firmave të ndershme me kërcënim për jetën, apo duke afruar një shumë të hollash të tipit "lëmoshë", duke i nxjerrë jashtë gare për të bërë një konkurrim tashmë të pandershëm. U lodhëm së dëgjuari në intervista apo konferenca shtypi njoftime për masa të reja kundër korrupsionit. Është koha për aksione konkrete e për veprim të menjëhershëm. Faktet nuk mungojnë. Vetëm paaftësia ose mosdashja e kryerjes së detyrës nga organet kompetente munden të frenojnë zbardhjen e tyre, paçka se ligji jua detyron këtë funksion. E nëse është dëshira e mirë për të zbatuar ligjin e për të luftuar korrupsionin, apo thjesht që organet përkatëse të kryejnë vetëm detyrën dhe të tregojnë pavarësinë, zbatimi i ligjit mbi sekuestrimin e pasurive të vëna nga veprimtari të jashtëligjëshme dhe arrestimi i të inkriminuarve kushdoqofshin, tashmë nuk kishin përse të prisnin më gjatë