INSTAT: Inflacioni 2.2 për qind
09/12/2004 Inflacioni i nëntorit është 2.2 për qind, ose rreth 0.5 për qind më shumë se sa një muaj më parë. Shifra e publikuar nga INSTAT, tregon për një tendencë në rritje të çmimeve të konsumit. Kjo do të thotë se shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për të siguruar nevojat kryesore të jetës. Sipas INSTAT, “Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor 2004 arriti në 104.11 për qind, kundrejt muajit dhjetor 2001 (dhjetor 01=100). Në muajin nëntor, indeksi shënoi një rritje prej 0.5 për qind, kundrejt muajit të kaluar. Ndryshimi vjetor në muajin nëntor është 2.2 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.4 për qind”.
Rritjen më të madhe të çmimit duket se ka dhënë çmimi i gazit. Sipas shifrave, gazi për ngrohje dhe gatim këtë muaj ka kushtuar 5.5 për qind më shtrenjtë. “Grupi ‘Ushqime dhe pije joalkoolike’ shënoi një rritje prej 1.1 për qind. Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e shënoi nëngrupi ‘zarzavate përfshi patatet” prej 13.6 për qind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të kastravecit prej 88.3 për qind, specit prej 68.8 për qind, mashurkave 37.5 për qind, domateve prej 27.4 për qind, etj. Ndërsa nëngrupi ‘fruta’ shënoi një ulje prej 4.2 për qind”. Rritje të çmimit ka patur edhe grupi “Transport” me 0.2 për qind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të karburantit prej 1.1 për qind. Ndërsa ndryshimet në grupet e tjera variojnë nga –0.2 për qind në +0.1 për qind.