Fatkeqësitë më të mëdha i sjellin jo të çmendurit, por normalët që sillen si të çmendur
Nga Besi BEKTESHI
E bukur ditët e fundit, polemika, por edhe tregimet në se Enver Hoxha ishte apo jo i marrë në ditë e fundit apo vitet e fundit të tij. E fillon këtë gjë Sali Berisha dhe vazhdojnë pas tij Nexhmija dhe Ramizi, për të vazhduar me Popën dhe të tjerë më në vazhdim. Esenca e të gjithës është në se Enveri bënte keq në marri apo ndërgjegje dhe në se e keqa ishte një kulm marrie apo çmendurie dhe në këtë çmenduri të diktatorit kishte të tjerë pasues. Por edhe a ishte apo nuk ishte i marrë Enveri në vite e fundit.
Ka dy diktatorë bota që janë studiuar mirë në veprimtarinë e tyre jetësore, jo thjesht politike dhe të ardhjes në pushte. Ato janë pikërisht Hitleri dhe Stalini dhe pa dashur të sjell referencat e studiuesve dhe emisioneve të shumta, duhet të pranoj se si Gjermaninë dhe BRSS-në, sipas shumë studimesh i kanë drejtuar në diktaturat më të egra, njerëz të delirit dhe perversiteteve më të mëdha. Konkluzioni: Kombe të mëdha arrijnë të besojnë dhe shkojnë pas elementëve të sëmurë psiqikisht. Dakord, por kemi një diçka në këtë mes. Këto të tjerët anash, që kanë ndenjur dhe prosperuar (kur nuk janë vrarë prej tyre) çfarë kanë qenë? Ëëë..... sa më i mirë ka qenë Himleri nga Hitleri dhe sa më i mirë ka qenë Beria nga Stalini? Po, por dikush mund të thotë edhe Enveri nga Mehmeti, por kur nuk bëjnë edhe krahasimin në se ka ndonjë dallim Enveri nga Ramizi dhe sidomos Nexhmija!! Në fakt po ti mbledhësh të vrarët dhe pushkatuarit jo nga krahu kundërshtar i Enverit, sepse aty ai e kishte më kollaj, por ndër komunistë del se që nga 1941-shi e deri në vitin 1975- sën kur thonë se Enveri nuk kishte më mënd janë dhjetëra e qindra të vrarë për tu bërë mijëra nëpër burgje dhe internime. Këto janë kur Enveri kishte logjikë e natyrisht logjikën e vrasësit. Tani Naxhmija me Ramizin thonë se ai e kishte logjikën deri në fund për të mos pasur faj, pikërisht këto të dy, për vrasjet dhe kanibalizmat që kanë ndodhur mbas 1975- sës??!!! E këtë e thonë, a thua se nuk ishin prezent në të gjithë veprimtarinë e partisë së tyre të dashur dhe Enverit gjithashtu!!
Akoma më keq se kur vdiq pikërisht diktatori, dhe këto të dy ishin në pushtet dhe ishte edhe koha kur izolimi jonë dhe barku i jonë, mbeti akoma më shumë bosh duke mos përjashtuar të vrarë në kufi dhe të tjerë në burgje. Problemi është se tani kur janë shumë mbi 80-të vjeçët, me mënyra të bukura kërkojnë tja lejnë fajet diktatorit dhe diktaturës.
Duke mos kërkuar asnjëherë të falur vetë. Ndihma më e mirë është që marrinë e Enverit ta sofistikojnë deri në atë pikë, që ajo edhe të jetë edhe mos të jetë prezent, dhe në fund të fundit të mbrohet diktatura dhe vrasja nën sundimin e saj dhe këtë, sikur këto të ishin në mungesë. Asnjëherë diktatorët nuk janë aq të çmendur sa të prosperojnë midis normalëve dhe sidomos është fjala kur vrasin. Problemi këtu është se ka qenë një dorë normalësh që dinin vetëm të vrisnin dhe të linin popullin e tyre pa ngrënë.
Patjetër që vepra ndërtimi dhe shkollimi, por edhe situata mobilizimi, bëjnë të gjitha diktaturat, por këtë e bëjnë duke vrarë. E kjo, është edhe ajo që nuk mund të justifikojë marrinë dhe justifikojë edhe diktaturën. Kanë ndërtuar edhe Duçja në Itali, Hitleri në Gjemani, Stalini i BRSS-së biles edhe Enveri në Shqipëri, duke derdhur gjak, duke persekutuar, duke marrë në qafë qindra e mijëra familje dhe në fund, duke u mburrur se po punojnë për popullin. Për këtë kanë pasur edhe ndihmën e atyre që kur mbeten gjallë, deklarojnë dhe polemizojnë në se ishte i marrë apo jo diktatori dhe se ky ishte regjimi dhe kjo ishte diktatura. Në fakt përgatisin terrenin, për të nesërmen dhe për brezat e rinj, që do të shohin veprimtarinë e dikurshme jo vetëm të diktaturës, por edhe të së sotmes dhe të djeshmes së afërt. Mundësisht të afrojnë idenë se shumë kataklizmat tonat që nga 91-shi deri në 2009- tën mund të kenë ndodhur se dikush si majtas dhe djathtas kanë qenë i marrë!! Ky është edhe momenti për tu ndalur. Në fakt nuk janë aspak të marrë, por janë normalë që vjen një ditë që nga pushteti, sillen si të marrë dhe kjo tashmë është një trend që nuk duhet pranuar më. Qorrohen, kalojnë në delir dhe marrin përsipër të kapërcejnë mbi çdo normë dhe moral, jo se janë të marrë, por se çmendurinë e quajnë normale për të arritur objektivin e tyre. Se nuk dinë të tërhiqen kur kuptojnë, se po kalojnë në çmenduri dhe e justifikojnë atë gjatë gjithë kohës.
Jo, vendimet për të vrarë çifutët nuk janë marrë në marri, vendimet për të deportuar qindra njerëz në kampet e përqendrimit nuk janë marrë nën çmenduri, vendimet për të çuar njerëz në gulagët ruse nuk janë marrë në çmenduri, vendimet për të vrarë miq dhe shokët e bashkëpunëtorë, nuk janë marrë nën efektin e marrisë, vendimet për të lënë njerëz pa bukë dhe pa pula në qymez, nuk janë marrë nën çmenduri, vendimet për të mbyllur gojën gjithë popullit, nuk janë vendime të çmendurish, vendimet në demokraci për të vjedhur dhe fituar miliona nuk janë vendime të marra, vendimet për të transformuar votat nuk janë vendime prej të marri, vendimet për të mashtruar dhe gënjyer, por edhe nxitur luftë si në 97- tën, nuk janë veprime të marri etj etj.
Janë krejtësisht normalë, por që sillen si të çmendur, sepse në fund të fundit kështu justifikohen kur vjen dita e gjykimit. Por fatkeqësisht kjo ditë për to nuk ka ardhur për të gjithë. Së paku te ne vazhdojnë të ecin lirshëm, sepse demokracia e jonë i ka falur, sepse askush nuk ka kërkuar pardon, sepse e dinë se nuk kanë qenë të çmendur për ta bërë këtë gjë. Jo nuk është lojë fjalësh, por një realitet ogurzi që do të na ndjekë për vite e vite me radhë, për tu turpëruar brezat më vonë, kur të shikojnë më të qetë se çfarë ka ndodhur me kriminelët dhe krimineleshat që nuk janë penduar qoftë edhe një ditë të vetme se pse kanë vrarë, dhe pse kanë prodhuar vetëm uri dhe varfëri si jetike dhe morale e politike. Këto janë edhe të çmendurit politikë tonët, që fatkeqësisht vazhdojnë akoma të përrallisin dhe prosperojnë.
Last Updated on Monday, 30 March 2009 15:14