E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillimi i lagjeve, një nga prioritetet e platformës së madhe për qeverisjen e Tiranës

07-04-2011 / Gazeta 55

Lulzim Basha takon qytetarët e njësisë nr. 10 në kryeqytet


Vend parkimet dhe taksat e larta  janë problemet kryesore me të cilat ndeshen bizneset në rrugën e “Durrësit” dhe “Myslym Shyri”. Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka dëgjuar dje prej banorëve dhe bizneseve në njësinë Bashkiake numër 10 se ndër shqetësimet e tyre janë infrastruktura rrugore e mungesa e lejeve për të ri-konstruktuar shtëpitë e tyre të cilat rrezikojnë të shemben. “Në qoftë se kjo rrugë është arteria kryesore e qytetit të Tiranës është rruga më e degraduar. Ka hequr parkimet, ka ngritur taksat, duke menduar se rruga e Durrësit është rrugë e parë, por e ka lënë të një kategorie të dorës së tretë”, tha një prej pronarëve të dyqaneve në Rrugën e Durrësit. “Do bëj gjithçka, për ta rikthyer në parametrat që ju të funksiononi me xhiron normale”, u shpreh Basha. Biznese të tjera në lagjet e kësaj njësie u ankuan për taksat e larta dhe mungesën e pastrimit e gjelbërimit. “Taksat e reklamës janë shumë të larta, ne paguajmë 1.2 milion lekë vetëm për reklamën. Paguajmë taksën e pastrimit, por të vish në orën 5:30 të mëngjesit pastruesja detyrohem të jem vetë. Do filloj të pastroj rrugën nga cepi në cep për ditë. Njeri për të na pastruar rrugën nuk vjen”, tha një pronare e biznesit të vogël. Në takimet me banorët e rrugës “Myslym Shyri”, u kërkuan vend parkime si dhe mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të lagjeve. Kandidati Basha tha se zhvillimi i lagjeve do të jetë një nga prioritetet e tij, sipas një formule e cila do të respektojë pronën private dhe hapësirat publike. Në bashkëbisedimin me banorët, Basha ka dëgjuar edhe shqetësimin e të moshuarve për mungesën e hapësirave të gjelbra sikundër ka marrë prej tyre mirënjohjen për heqjen e vizave dhe fushatën qytetare që po zhvillon në Tiranë. “Fëmijët i kam një në Strasburg një në Belgjikë dhe mbas shumë viteve ishte shumë e vështirë por faleminderit na dhatë mundësinë që të shihnim fëmijët”, tha një e moshuar. Kandidati për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka dëgjuar edhe shqetësimet e të rinjve për mungesën e ambienteve shkollore, sportive dhe argëtuese. Kjo ishte dita e 11 e takimeve të kandidatit për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha me banorët e kryeqytetit. Fushatë dhe në internet, të rinjtë pëlqejnë Lulzim Bashën/Brenda një kohe të shkurtër, është shtuar shumë numri i mbështetësve në Facebook për kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha. Kohët e fundit, faqja e kandidatit të Partisë Demokratike për kryeqytetin është pasuruar me një numër të madh fotografish të bëra në takimet që Basha po zhvillon në lagje të ndryshme të Tiranës si dhe me një video-prezantim të Bashës si qytetar dhe politikan.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›