Muhedini: PDI në delegacionin parlamentar në KE
06/07/2009 Të drejtat e çamëve
Partia për Drejtësi dhe Integrim, përfaqësuesja politike e komunitetit çam në Shqipëri, ka si prioritet të angazhimit të saj gjatë katër vjetve të ardhshëm në Parlament mbrojtjen e interesave të këtij komuniteti. Në një deklaratë për mediet kryetari i PDI-së Tahir Muhedini ka bërë me dije se gjatë negociatave postzgjedhore që do të zhvillojë me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, do të kërkojë së paku përfaqësimin në delegacionin parlamentar të vendit tonë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Muhedini ka thënë se qëllimi i këtij përfaqësimi do të jetë ndërgjegjësimi i komunitetit ndërkombëtar për çështjen e mprehtë çame. “Deputetet e Parlamentit shqiptar, sa herë që shkojnë në seanca plenare në Parlamentin Evropian, diskutojnë çështje të minoritetit grek dhe asnjëherë nuk kanë diskutuar për këtë problem madhor që ka popullsia shqiptare çame. Edhe deputetët e Parlamentit Evropian kanë mbetur të habitur. Si ka mundësi që deputetët tanë diskutojnë vetëm për çështjen e minoritetit grek?” - ka deklaruar Muhedini. Sipas tij, angazhimi i PDI-së në Parlamentin shqiptar do të ketë si prioritet këtë çështje. Ai tha se do të kërkohet që në grupin e deputetëve që do të caktohet të jetë edhe një deputet që do të ketë mundësi të ngrejë çështjen çame. Ai bëri me dije se forca politike që drejton është duke hartuar një projektrezolutë, të cilën do ta paraqesë në Parlamentin e ardhshëm për votim. “Rezoluta do të ketë problematikën që ka popullsia shqiptare çame, të drejtat e njeriut në radhë të parë, atë gjenocid, atë dëbim, çfarë i takon. Nuk ka rezoluta për të hyrë në lufte me shtetin grek. Rezoluta ka ato probleme që ka kjo popullsia shqiptare çame”, - deklaroi kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini.