E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Sejdiu: Gati për njohje të reja

 

Pas kthimit nga Nju Jorku, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka kërkuar Serbisë që të ketë një qëndrim të arsyeshëm ndaj Kosovës, ndërkohë që Presidenti serb, Boris Tadiç, ka riafirmuar kërkesën për përmbajtje nga njohja e mundshme e pavarësisë së Kosovës. Sejdiu deklaroi se në Nju Jork delegacioni kosovar ka bërë punën e tij për promovimin e pavarësisë së Kosovës, me gjithë përpjekjet e Beogradit që ta pengojë procesin. Serbia pretendon se presidenti dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës janë qytetarë privatë dhe se atyre nuk mund t’u lejohet të jenë të pranishëm në OKB në kohën e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme. Presidenti Sejdiu e ka vlerësuar protestën e Serbisë të paarsyeshme. “Unë mendoj se edhe për vetë Serbinë është më mirë që të kthehet në racionalitet dhe të jetojë në frymën e jetës evropiane. Ne nuk kemi dashur asnjëherë që të biem në zënkat e tyre”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›