Fatmir Vata, pas Rapolderit?
18/05/2005 Përgatiti: Ledjo Seferkolli
Marrë nga “albaniasoccer.com”
Uve Rapolder, trajner i Arminias, skuadër me të cilën aktivizohen tre futbollistë shqiptarë (Fatmir Vata, Ervin Skela and Klodian Duro), ka vendosur të largohet nga kjo skuadër dhe tashmë ka firmosur një kontratë të re, me skuadrën e Këlnit, që sapo është ngjitur në Bundesligën 1. Por, duket se ish-trajneri i Arminias ka vendosur të marrë me vete në Këln, edhe një nga futbollistët e tij të preferuar, mesfushorin 33-vjeçar, Fatmir Vata. Veterani i mesfushës së Arminias duket se do ta ndjekë ish-trajnerin e tij te skuadra e re. Dhe mesazhi ka ardhur i qartë nga vetë Rapolder. “Unë do të kisha dëshirë që ta kisha Fatmir Vatën në skuadrën time. Unë e admiroj shpejtësinë e tij, punën e tij dhe gjithçka që ai bën në çdo takim”. Lidhur me këto zhvillime të fundit, mesfushori shqiptar ka dhënë një intervistë në faqen e internetit “albaniasoccer.com”.
Prej dy javësh, trajneri Rapolder ka firmosur me Këlnin, një kontratë të re. Cili është komenti juaj?
Ky lajm më ka hidhëruar. Ai është një trajner shumë i mirë dhe besoj se pjesën më të madhe të futbollistëve do ta marrë malli. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer këtu.
Po përflitet se trajneri dëshiron që t’ju marrë në skuadrën tuaj të re. A ka diçka të vërtetë te kjo?
Po, është e vërtetë. Ai ka shprehur vlerësim shumë të lartë për lojën time, si edhe dëshirën që të më marrë me vete në skuadrën e Këlnit.
Cili është reagimi juaj?
Të jem plotësisht i sinqertë, e kam vlerësuar shumë faktin që më ka pasur edhe mua në planet e tij për të ardhmen. Mbi të gjitha, për një lojtar të moshës sime, pasi për pak muaj do të mbush të 34- vjeçët.
Me Arminian, ju keni një kontratë që ju mban të lidhur, edhe për dy vjet të tjerë. A beson se do të jetë e vështirë që të ikësh?
Asgjë nuk është e pamundur. Me pasion, përkushtim dhe besim te vetvetja, gjithçka është e mundur.
Vetë ju, disa ditë më parë keni marrë një ofertë mjaft të majme, apo jo?
Guido Buhvald, i cili ka qenë edhe kampion bote me Gjermaninë në vitin 1990, më ka ofruar 800 mijë euro, për të luajtur në kampionatin japonez. Përgjigjja ime rreth kësaj ka qenë jo.
Pse ka ardhur ky vendim?
Nuk dua që të përmend të gjitha arsyet, por kryesorja ka qenë familja ime. Japonia është në një distancë shumë të largët e nuk do të doja të qëndroj larg gruas dhe djemve të mi. Familja ime është gjëja më e rëndësishme që kam në jetë.
Rapolder nuk ka qenë i vetmi që fliste me shumë vlerësim për ju. Pas një miqësoreje në Kroaci, kur ju aktivizoheshit me Kombëtaren U-21, presidenti i këtij vendi, Marinko Boban, ka thënë: “Nëse Vata do të ishte një qytetar kroat, do të kishim dashur me gjithë shpirt që ai të luante me Kombëtaren tonë”...
Po, është e vërtetë! Në atë kohë, ky dukej si një kompliment i thjeshtë. Por, vetëm tani po e kuptoj me të vërtetë se çfarë donte të thoshte ai.
Dhe sa për kujtesë, në atë periudhë Kombëtarja kroate ka qenë e tejmbushur me yje dhe ka arritur të dalë e treta në Botërorin e Francës. A ju kujtohet ndonjë ngjarje tjetër interesante në karrierën tuaj?
Më kujtohet një moment. Ishte data 5 shtator 2001. Ishim në aeroportin e Gjermanisë, duke u kthyer nga një humbje e pësuar në Angli, me shifrat 2-0. Ndërsa po më kontrollonte pasaportën, një nga punonjësit më tha: “Më vjen keq për ndeshjen, skuadra juaj u mundua shumë dhe ti dhe më të mirën”. Ishte një ndjenjë e paharrueshme. Kjo mbi të gjitha, pasi një i huaj e ka vlerësuar në maksimum lojën time, ndërsa specialistët shqiptarë më konsideronin të paaftë, madje më keq, jo aq patriot sa duhet. Dhe kjo më bën të them: unë jam shqiptar, gruaja ime është shqiptare dhe padyshim që fëmijët e mi janë të tillë. Jam krenar që jam i tillë e gjithmonë do ta mbaj mend se nga vij.
Duke iu referuar atij takimi, keni luajtur vërtet shumë mirë. A ka pasur ndonjë arsye të veçantë për këtë?
Unë përpiqem që të jam maksimumin tim në çdo takim. Nëse më kujtohet mirë, ai kundër Anglisë ishte një takim shumë i rëndësishëm. Atyre u duhej një fitore që të kualifikoheshin për në finalet e një botërori. Barazimi do të kualifikonte Gjermaninë. Duke qenë se luaja në Gjermani në atë periudhë, dëshiroja që ajo të ishte skuadra që të kualifikohej drejtpërdrejt.
A mendoni se ajo ishte ndeshja më e mirë që ke luajtur me Shqipërinë?
Absolutisht. Do të mbaj përherë mend çdo moment të atij takimi. Momenti më i mirë ka qenë, kur mbrojtësi Sol Kempbëll më kërkoi të ndërronim fanelat, duke më thënë: “Hajde të ndryshojmë fanelat, Vata. Do të ishte fantastike marrja e fanelës së kundërshtarit më të mirë në këtë takim”. Ishte një ndjesi shumë e mirë. Një tjetër kujtim i paharrueshëm është ndeshja e 24 marsit 2001, në Leverkusen me Gjermaninë. Ne humbëm 2-1, por sigurisht që ishte një takim i paharrueshëm.
E së fundmi, a do të largohesh nga Arminia?
Do të shohim. Për momentin jam ende këtu dhe do ta nderoj prezencën time. Nuk do të preferoja që të thosha se nuk do të largohem kurrë, pasi asnjëherë nuk i dihet se si do të vijnë rrethanat dhe se do të ndikohen vendimet e mia. Një gjë e di ta them me siguri: vetëm pas 21 majit, që është edhe java e fundit e Bundesligës, do të bëj një pushim total. Kam ndërmend që të shkoj me familjen time në “DisneyLand”, në Paris dhe pasi të qëndroj disa ditë do të kthehem në Shqipëri.