Hasan Lika-Partizani, as “Po” as “Jo”
18/05/2005 Ndërsa trajneri i përfaqësueses “Shpresa”, pranon interesimin e të kuqve, nga ana tjetër Xhani thekson se nuk ka patur asnjë kontakt me Likën
Ditë më parë presidenti i Partizanit, kishte bërë të ditur se “revolucioni” në skuadrën e tij do të niste nga stafi teknik, ku u përmendën edhe disa emra që do të marrin rolet drejtuese në skuadrën e kuqe. Ndër ta ishte edhe roli i trajnerit. Fillimisht në skenë doli edhe emri i trajnerit të Tiranës, Sulejman Starova, pikërisht në momentin, kur ky i fundit kishte bërë të ditur se do ta linte Tiranën. Por konfirmimi i Starovës nga donatorët e bardhebluve, duket se i prishën planet e Xhanit. Pa u shuar ende lajmi për ardhjen në krye të bankinës së Partizanit, të trajnerit aktual të Tiranës, Sulejman Starova, në shtyp u bë e ditur se trajneri i duhur për të kuqtë është Hasan Lika. Ish-trajneri i Lushnjes, Teutës dhe tashmë trajner i ekipit tonë Shpresa, Lika është dhënë si një kandidaturë e mundshme, për të qenë në krye të skuadrës së kuqe për sezonin e ardhshëm. Por pikërisht këtu, lindin edhe mospërputhjet mes palëve të interesuara. Nga njëra anë është trajneri Hasan Lika, i cili pranon interesimin e klubit të kuq, ndërkohë që i menjëhershëm është edhe reagimi i numrit një të të kuqve, Albert Xhani, i cili mohon kategorikisht çdo lloj kontakti me trajnerin e Shpresave. Sipas trajnerit Lika, në një prononcim të dhënë, ai ka pranuar se ka patur një ofertë nga skuadra e kuqe, por në të njëjtën kohë nuk ka shtuar të theksojë se nuk ka vendosur asgjë në lidhje me një fakt të tillë. “Kam patur kontakte me Partizanin dhe kam marrë një ofertë nga skuadra e kuqe. Pra, oferta ekziston, por vetëm kaq. Nuk kam vendosur ende për një hap të mëtejshëm”- janë fjalët e bëra të ditura nga trajneri i Shpresave, Hasan Lika. Ndërkohë, nuk ka munguar as reagimi nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili ka mohuar kategorikisht çdo lloj kontakti me trajnerin në fjalë. Madje, presidenti i të kuqve, ka theksuar se nuk ka patur kontakte as me trajnerin e Tiranës, Sulejman Starova. “Megjithë respektin që kam për trajnerin Lika, dua të theksoj se nuk kam patur asnjë kontakt me të. Klubi i Partizanit nuk ka kontaktuar as me profesor Likën dhe as me profesor Starovën. Ju garantoj se nuk kam patur asnjë takim me Likën”- ka deklaruar Xhani, nëpërmjet linjës telefonike. Ndërkohë i pyetur në lidhje me faktin që Lika e ka pranuar se ka patur një ofertë nga Partizani, presidenti i të kuqve ka garantuar se kjo nuk është e vërtetë. “Nuk dua të zgjatem shumë në këtë pikë, por theksoj se unë dhe Lika nuk jemi takuar. Trajneri Lika mund të ketë takuar, por jo presidentin e Partizanit”- ka shtuar Xhani nëpërmjet telefonit. Tani mbetet për t’u vërtetuar, nëse ka patur ose jo një bisedë mes Xhanit dhe Likës, pasi të dyja palët ruajnë linjën e tyre, apo presidenti i Partizanit i druhet të bëjë publik para kohe, interesimin e klubit të tij për trajnerin aktual të Shpresave, Hasan Lika.