E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosovë, Universitet Amerikan, 5000 euro viti

18/05/2005  Provimi për shqiptarët në Tiranë, 20 për qind me bursë

Arsimimi universitar amerikan katërvjeçar ka nisur dhe në Kosovë. Aktualisht, Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK) pranon kandidatë të kualifikuar për titullin “Bachelor” i Shkencës (BSH) në Artet dhe Shkencat e Zbatuara, falë kurrikulës së re katërvjeçare, që do përfshihet në vitin akademik që fillon në shtator 2005, të ofruar nga AUK, në bashkëpunim me Institutin Rochester të Teknologjisë (RIT), universiteti partner amerikan i AUK-së. Kategoria “Programet Funksionale” e vendosi RIT-in në grupin e dhjetë më të mirëve për programin e tij të arsimit me bashkëpunim - coop. Provimi i pranimit për vitin e ri akademik do të mbahet më datë 25 qershor në qendrën e AUK-së në Prishtinë. Një provim i dytë do të mbahet në Tiranë nga mesi i korrikut për studentët e interesuar nga Shqipëria. Pagesa për mësimdhënien në AUK është 5.000 euro. AUK ofron edhe ndihmë financiare për rreth 20% të studentëve të saj, bazuar si në rezultatet e shkëlqyera akademike, ashtu dhe në nevojat e tyre. Kërkesat për ndihmë financiare mund të sigurohen në adresën e AUK-së në Internet dhe drejtpërdrejt nga AUK në kohën e mbajtjes së provimit të pranimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›