“Operacione që kushtojnë do të kryhen këtu”

18/05/2005 Flet drejtoresha e qendrës spitalore, Pranvera Belinova
SHKODER - Spitali i Shkodrës, që njihet si Qendra Spitalore Veriore, pretendohet të bëhet një qendër model, duke ofruar shërbime dhe kushte optimale për pacientët e saj.
Që në vitin 2001, Shkodra u bë me një spital modern, ku në sajë të një investimi prej 5 milionë dollarësh, përveç rikonstruktimit dhe shtimit të ambienteve të jashtme dhe të brendshme u krijua edhe një infrastrukturë moderne. Pas mbarimit të rikonstruktimeve pritet që në këtë spital të shtihen një sërë shërbimesh të reja deri në vënien e protezave, operacione që deri më tani janë kryer në vendet fqinje.
Në dhomat e këtij spitali, përveç pastërtisë, të bie në sy, mungesa e mbingarkesës së dikurshme me shtretër, pasi aktualisht në këto dhoma gjenden 4-6 shtretër, madje ka dhoma të veçanta, ku ka vetëm dy shtretër, të cilat shërbejnë për të sëmurë rëndë, të cilët kanë nevojë për qetësi.
Por për t’i dhënë fund ndërhyrjeve në rikonstruksion dhe ndërtim të këtij spitali, në fund të tetorit të vitit të kaluar, këtij spitali iu akordua një fond prej rreth 4 milionë dollarë nga Banka Botërore dhe nga qeveria shqiptare, të cilat do të viheshin në lëvizje pas hartimit të projektit nga firma gjermane konsultative “Top Konsult”, projekt ky që parashikonte përfundimin e punimeve në një afat kohor prej dy vjetësh.
Në lidhje me fillimin e punimeve të këtij projekti përfundimtar dhe gjithçka pritet të përftohet nga ky investim, është prononcuar drejtoresha e kësaj Qendre Spitalore, Pranvera Belinova.
Në çfarë faze janë aktualisht investimet në infrastrukturën e spitalit të Shkodrës?
Aktualisht, pas boshatisjes së një pjese të spitalit dhe bërjes gati për ndërhyrje, ka filluar rikonstruksioni i mjediseve të kompleksit spitalor në Shkodër, ku konkretisht, po punohet për rikonstruksionin e spitalit obstetrik-gjinokologjik. Kjo ndërhyrje po realizohet sipas një projekti që financohet nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare, dhe përfshin rikonstruksionin e maternitetit, spitalit neuro-psikiatrik, ndërhyrje në repartet e imazherisë, okulistikës, ORL, si dhe krijimin e një ambienti për djegien e mbeturinave spitalore. Për sa i përket ndërhyrjes në infrastrukturën ndërtimore, projekti ka një vlerë të përgjithshme prej 2.4 milionë dollarë, ndërsa një tjetër fond, që do jepet nga buxheti i shtetit me vlerë 1.7 milionë dollarë do të mundësojë pajisjen me të gjitha mjetet e nevojshme të këtyre mjediseve, që do të përfshijnë edhe vendosjen e skanerit për diagnostifikimin e mamografisë (sëmundjeve të gjirit).
Në sa faza do të realizohet ky projekt?
Ky projekt është konceptuar i ndarë në tri faza ndërhyrjeje. Në fazën e parë do të realizohen ndërhyrje në urgjencën, sallën e operacionit dhe rikonstruksionin e plotë të ndërtesës ekzistuese të maternitetit. Në fazën e dytë do të kryhen ndërhyrje tek imazheria, ORL, okulistika dhe sjellja e aparatit për djegien e mbeturinave spitalore. Në fazën e tretë do të bëhen ndërhyrje në spitalin neuro-psikiatrik. Faza e parë do të përfundojë në dhjetor të këtij viti dhe materniteti është vendosur provizorisht në katin e dytë te kirurgjia, në spitalin e ri rajonal. Në projekt është parashikuar që të gjitha ambientet spitalore, apo spitalet e këtij kompleksi modern, të lidhen ndërmjet tyre me anë të korridoreve, në mënyrë që kompleksi spitalor të funksionojë si një i tërë, pa pasur më nevojën e kalimit nga jashtë për të kaluar nga një spital në tjetrin, gjë që do të lehtësojë së tepërmi qoftë lëvizjen apo kalimin e të sëmurëve sipas nevojave të kurimit apo shtrimit, qoftë për lëvizjen edhe të vetë mjekëve. Materniteti i Shkodrës, i ndërtuar në vitin 1984, megjithë ndërhyrjet e herëpashershme, kohët e fundit kishte pësuar amortizim të ambienteve të tij dhe e kishte të nevojshme një ndërhyrje të tillë, për t’i krijuar kushte sa më komode nënave në momentin e tyre më të bukur të jetës, siç është ai i lindjes. Në këtë mënyrë Shkodra do t’i ofrojë pacientëve një kompleks spitalor modern dhe me kushte bashkëkohore.
Përveç infrastrukturës dhe aparaturave moderne a është parashikuar ndonjë projekt për shtimin e shërbimeve të ofruara nga kjo qendër spitalore?
Në kuadër të interesimit tonë si institucion, kemi arritur të përfitojmë bashkëpunimin e një grupi italian pune, të kryesuar nga ortopedisti i njohur prof.Kasman. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Kompleksi Spitalor i Shkodrës do të ofrojë shërbimin e operacioneve për vënien e protezave, shërbim ky që do të ofrohet për herë të parë në këtë qendër. Deri tani pacientët i kanë kryer këto operaciane jashtë shtetit tonë dhe kryesisht në Greqi, Itali dhe Turqi, kundrejt pagesave prej disa mijëra eurosh, ndërkohë që në sajë të bashkëpunimit me grupin italian mendohet që këto ndërhyrje në spitalin tonë të bëhen falas.