E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet shtyjnë konkurset në shtator

18/05/2005  Konferenca e Rektorëve vendosi që t’i propozojë Ministrisë tarifën mbi 20 mijë lekë, korrespondecë për Drejtësi, publikim të testeve

Hidhet poshtë ideja për t’i zhvilluar konkurset në korrik, fiton ideja e shtatorit

Konkurset do të zhvillohen dy javët e para të muajit shtator. Ideja që konkurset të nisin në muajin korrik, u hodh poshtë përfundimisht në mbledhjen e fundit të Rektorëve. Kjo për disa arsye: e para, pasi në muajin korrik janë dhe zgjedhjet dhe do të ketë shumë mungesë vëmendjeje, arsyeja e dytë se maturantët nuk janë njoftuar që sapo të përfundojnë provimet e maturës do të hyjnë në një testim tjetër. ”Duhej një njoftim paraprak”, thotë Rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj. Ndoshta vitin tjetër akademik, që do të jetë dhe viti i tretë kur do të bëhet ky propozim, do të pranohet që konkurset të zhvillohen menjëherë pas provimeve të maturës, pasi nuk do të ketë as zgjedhje dhe maturantët do të bëhen gati që këtë vit.

Tarifa

Ndërkohë, rektorët përsëri mësohet të kenë dhënë propozime të ndryshme përsa i përket tarifës së shkollimit. ”Por të gjitha vërtiten rreth 20 mijë lekë të reja”, thotë Rrokaj. Dihet që senati i Universitetit Politeknik propozoi që tarifa të ishte 20 mijë lekë deri 25 mijë lekë, sipas degës. Dekanët e Universitetit të Tiranës janë për 20 mijë lekë dhe Universiteti Bujqësor, 40 mijë lekë. Ndërkohë vjet tarifa shkollore për studentët që hynin rishtas në shkollë, u vendos 10 mijë lekë, nga 7.5 mijë lekë që ishte dy vjet më parë.

Korrespondencë në Drejtësi

Fakulteti i Drejtësisë po synon gjithashtu të mbajë të njëjtën kuotë si vitin e kaluar, 300 pranime edhe për konkursin e këtij viti. Për shumë vite me radhë, ata kanë patur vetëm 100 pranime. Vetëm vitin e kaluar mundën ta ngrinin këtë kuotë në 300 vetë. Ndërkohë dhe vitin e kaluar ata propozuan hapjen e sistemit part-time, kërkesë e cila nuk u miratua. Megjithatë, pedagogët vazhdojnë të këmbëngulin në këtë ide. Konferenca e Rektorëve do t’i propozojë Ministrisë së Arsimit të hapë sistemin part-time në Drejtësi me 200 kuota.

Korrespondencë-kuota parësore, një konkurs

Si dhe vitin e kaluar, Konferenca e Rektorëve do të propozojë zhvillimin e një konkursi, si për kuotat parësore dhe për sistemin part-time. Pra, kush nuk fiton me kuotat kryesore për sistemin me kohë të plotë, të hyjë part-time. Kuptohet do të ketë një kuotë, jo pa limit. Por edhe këtë vit ka shumë arsye që kjo kërkesë të mos pranohet, për arsye thjeshtë sociale. Pasi në fshatrat e thella ka mësues me shkollë të mesme, që për të mos dalë pa punë do të dëshironin të vazhdonin shkollën e lartë me korrespondencë.

Studentët që vijnë nga jashtë, pagesë sa kuotat dytësore

Ka shumë studentë që vijnë nga universitetet e huaja, bëjnë një vit, dy vjet dhe më pas duan të vazhdojnë në një nga universitetet e vendit, kryesisht të Tiranës. Ka dhe studentë që lëvizin nga një universitet në tjetrin. Rektorët do të propozojnë që këta studentë të lëvizin kundrejt një pagese, që do të jetë sa kuotat dytësore. Kryesisht janë studentë që vijnë nga universitetet e huaja, të cilët nuk kanë më mundësi që të përballojnë ekonomikisht studimet dhe jetën atje. Këto janë propozimet më të fundit që do t’i bëjnë Ministrisë së Arsimit, Rektorët e Universiteteve, mbi modalitet e pranimeve për këtë vit akademik.

Banka e pyetjeve do të jepet bashkë me programin, në momentin që studentët do të regjistrohen. Rektorët propozuan që të botojnë bankën e pyetjeve dhe t’ua japin studentëve në momentin e regjistrimit për konkurs, së bashku me programin. Deri tani rregullorja e ka patur që mund të bliheshin vetëm dy testet, që kishin rënë dy vitet e fundit. Tashmë do të publikohen të gjitha nga 800 deri 1000 pyetje. Kush të jetë i zoti, le t’i mësojë. Ndërkohë banka e pyetjeve do të jetë e njëjtë për degë të njëjta të universiteteve të ndryshme. Kështu letërsia do të ketë të njëjtën bankë testesh si për Universitetin e Elbasanit, të Shkodrës dhe të Tiranës.

FAKULTETI Kuota kryesore Kuota dytësore Trojet Kuota me kohë të pjesshmeTotali

Fak.Hist-Filologji 195 22 7 450 674

Histori 52 6 2 150 210

Gjeografi 52 6 2 150 210

Gjuhë-Letërsi 52 6 2 150 210

Gazetari 39 4 1 44

Fak.Gjuh.Huaja 550 24 8 582

Anglisht 140 14 5 159

Italisht 110 10 120

Frëngjisht 100 100

Gjermanisht 90 90

Rusisht 30 30

Greqisht 50 50

Turqisht 30 3 33

Fak.Shken.Natyrore 447 46 27 130 650

Matematikë 100 10 5 50 165

Fizikë 100 10 10 120

Biologji-Kimi 63 7 5 50 125

Kimi e Përgjithshme 40 4 1 45

Kimi Ushqimore 39 4 2 45

Kimi Industriale 39 4 2 45

Informatikë 66 7 2 30 105

Fak.Shkenc.Sociale 334 32 14 380

Punë Sociale 86 10 4 100

Filozofi-Sociologji 88 8 4 100

Psikologji 89 8 3 100

Shkencat Politike 71 6 3 80

Fak.Mjekësisë 278 32 10 320

Mjekësi 176 20 4 200

Stomatologji 51 6 3 60

Farmaci 51 6 3 60

Fak.Drejtësisë 294 30 6 330

Drejtësi 294 30 6 330

Fak.Ekonomik 820 82 30 932

Admin.-Biznes 360 36 10 Pa konkurrim 406

Ekonomik 50 5 5 60

Financë 360 36 10 406

Informatikë Ekonomike 50 5 5 60

Fak.Infermierisë 300 30 20 350

Universiteti 3218 298 122 580 4218

Universiteti Politeknik

Kuotat e miratuara nga Qeveria për këtë vit akademik

2004-2005 815 kuota

Mekanike 120

Metalurgji 40

Tekstil 65

Elektrike 130

Elektronikë 125

Ndërtim 150

Arkitekturë 100

Hidrotek. 50

Topogjeod. 35

Ing.Ambi. 50

Gjeo.miniera 60

Gjeofizikë 35

Ing.Nafte 70

Minerale 70

Në Librin e Zi të Bolonjës, mes abuzimeve të shumta që janë bërë me parimet e Kartës së Bolonjës, u rreshtuan dhe ato shqiptare, si udhëzimin e vjetshëm të Ministrisë së Arsimit për vendosjen me detyrim të 75 për qind të leksioneve, apo propozimin më të fundit për rritjen dyfish të tarifës së studentit, që do të regjistrohet në vit të parë.

Qeveria Studentore Shqiptare është duke marrë pjesë në seminarin e organizuar nga ESIB (Unionet Studentore Kombëtare Evropiane), i cili organizohet në kuadër të procesit të Bolonjës dhe gjithashtu të Samitit të Ministrave të Arsimit të Lartë, të vendeve që janë përfshirë në procesin e Bolonjës.

ESIB ka bërë publike gjithashtu përballë përfaqësuesve të studentëve në të gjithë Evropën dhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës dhe Organizatës Evropiane për Edukimin, një sondazh të organizuar në pjesën më të madhe të Evropës, i cili paraqiste ecurinë e implementimin të Procesit të Bolonjës në këndvështrimin studentor. Gjithashtu, ESIB prezantoi “Librin e Zi” të Bolonjës, i cili përmblidhte abuzimet, shtrembërimet, mosdijet dhe mungesën e implementimit serioz të Procesit të Bolonjës në disa nga vendet nënshkruese, në të cilën bënte pjesë edhe Shqipëria. Në rastin e Shqipërisë, përveç të tjerave u përmend edhe mossinqeriteti dhe abuzimi me përmbajtjen e Procesit të Bolonjës nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila ndër udhëzimet e caktuara në lidhje me reformimin e strukturës akademike dhe administruese të universiteteve, përfshiu edhe detyrimin e pjesëmarrjes së komunitetit studentor në një përqindje të caktuar në seminare dhe leksione dhe e gjithë paketa u prezantua në kuadër të Procesit të Bolonjës. Qeveria Studentore Shqiptare në atë kohë e kundërshtoi këtë vendim dhe me anë të disa aksioneve publike bëri që ministria të tërhiqej dhe t’ia linte në dorë universiteteve dhe fakulteteve që të vendosnin.

Gjithashtu në prezantimin e “Librit të Zi” të Bolonjës, u theksua shqetësimi se në kuadër të Procesit të Bolonjës prezantohen edhe përpjekje për vendime, të cilat nuk kanë lidhje me këtë proces apo përpjekje për lidhje indirekte. Ky shqetësim lidhet edhe me një aktualitet në vendin tonë, ku Konferenca e Rektorëve propozoi dyfishimin e tarifës së shkollimit për vitin akademik 2005-2006, pa marrë parasysh studentët dhe gjimnazistët, pa kryer ndonjë studim qoftë edhe të thjeshtë se çfarë niveli ekonomik kanë familjet, të cilat janë të prirura të shkollojnë më tej fëmijët e tyre dhe për më tepër nuk tregoi shenja pozitive që autonomia e universitetit do të shoqërohet me përgjegjësi dhe transparencë, sidomos në çështje financiare, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë te studentët aktualë dhe ata të ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›