Shkojnë si miq, vjedhin dyqanin e fshatit
18/05/2005 Pranga dy 20-vjeçarëve
SHKODER – Kanë shkuar si miq te të afërmit e tyre, por kanë vendosur që të grabisin dyqanin e fshatit. Burime zyrtare nga policia e Qarkut të Shkodrës kanë bërë të ditur dje për median se janë arrestuar shtetasit Mikel Preçaj, nga fshati Shllak dhe banues në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës dhe Alfred Pëllumbi, po nga fshati Shllak, dhe banues në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, që të dy të moshës 20-vjeçare. Të njëjtat burime kanë sqaruar se të dy të rinjtë, dy ditë më parë, kishin shkuar për vizitë te kushërinjtë e tyre në fshatin malor Shosh, por gjatë mbrëmjes së të hënës, vizita e tyre “ishte përqëndruar” në një dyqan të këtij fshati. Mikel Preçaj dhe Alfred Pëllumbi dyshohet se, pasi i kishin shpërthyer derën e dyqanit kanë marrë mallrat që kishte brenda, duke i shkaktuar pronarit një dëm prej 3 milionë lekësh të vjetra.
Pas denoncimit të pronarit për vjedhjen që i ishte bërë, blutë e Shkodrës janë vënë në lëvizje. Brenda pak orësh në sajë të një operacioni të shpejtë dhe të suksesshëm, grupi i hetimit ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve. Për dy 20-vjeçarët është prerë fleta e arrestit në flagrancë dhe dje materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit për ndjekje të mëtejshme.