E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërprerje e energjisë për debitorët dhe lidhjet e paligjshme të energjisë

18/05/2005  KESH kërcënon

SHKODER – KESH, në Shkodër, kërcënon për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të të gjithë banorëve që nuk i paguajnë rregullisht faturat e energjisë, si dhe do të kërkohet ndjekje sipas ligjit në fuqi të të gjithë atyre që do të bëjnë lidhje të paligjshme.

Këto deklarime të drejtuesve të shoqërisë aksionere anonime, vijnë në një kohë kur lagjet e Shkodrës vuajnë mesatarisht mungesën prej 9 orësh në ditë të energjisë elektrike, pa llogaritur këtu mungesën e energjisë pas mesit të natës, në shumë lagje të këtij qyteti, si dhe pas mosmarrjes së përgjegjësisë së kësaj shoqërie për shumë raste të djegieve të shtëpive apo edhe të pajisjeve të shumta elektroshtëpiake të ardhura këto nga ndryshimet e shpeshta e të papritura të energjisë që emëtohet nga kjo shoqëri.

Prishja e kasetës së matësave, dy ditë më parë, në hyrje të një pallati të qytetit të Shkodrës, ka bërë që të reagojnë drejtuesit e degës së Korporatës Energjetike Shqiptare në këtë qytet. Punonjësit e KESH, kanë kërkuar nga policia e Shkodrës kapjen e autorëve të prishjes së kasetave dhe zbatimin e procedurave ligjore ndaj tyre, pasi për vendosjen e matësave është bërë një investim shumë i madh, i cili duhet mbrojtur patjetër. Përveç kësaj, drejtuesit e kësaj shoqërie aksionere anonime Sh.a., Leonard Çekrezi dhe Gëzim Lahi, kanë bërë publik faktin se kjo shoqëri nuk merr parasysh gjendjen ekonomike të konsumatorit, por konsumimin e energjisë së bërë prej tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›