Fatmir Vata po përjeton rininë e tretë
Fatmir Vata rikthehet në një siguri në luftën për ekzistencë të TuS Koblenzit. “Rikthimi i Vatës i ka dhënë hapësira ekipit dhe futbollistët po përdorin shumë mirë mundësitë e tij. Këtë e tregoi edhe njëherë ndeshja në Rosenaustadion të Augsburgut, ku Vata siguroi edhe një trepikësh me golin e tij”, shkruante gazeta gjermane “Rhein Zeitung”. “Ekipi ka potencial, nuk besoj se ne do biem nga kategoria, sepse në skuadër kemi një potencial të madh. Njëherë me Bielefeldin, 6 javë para përfundimit ndiheshim të sigurt, por në fund ramë nga kategoria. Unë gjithmonë jap 120 % dhe natyrisht që ndiej lodhje, por vetëm pas ndeshjes. Gjatë lojës jam aq i pasionuar, dhe kur e shoh veten në fushë ndihem njeri ndryshe”.