Pronësia e ALSAT
Shoqëria “Interfin Limited” në pronësi të biznesmenit të njohur Bexhet Pacolli ka reaguar një ditë pas publikimit të shkrimit “Argita me kampionin e bodybuilding” botuar të shtunën e 28 shkurtit në suplementin “Panorama Plus”. Në shkrim gazetarja i vishte Marin Meksit, djalit të përkthyeses së njohur, njëkohësisht administratore e Tv Alsat, Mira Meksi, pronësinë e televizionit ALSAT. Në fakt “Interfin Limited” sipas dokumenteve të QKR rezulton aksioneri kryesor i shoqërisë TV-ALSAT.