E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidi firmos për 1 milion USD me Krivbasin

 

Isli Hidi, portieri i Kombëtares shqiptare nënshkroi një kontrate 3-vjeçare me Krivbasin në kampionatin ukrainas në shumën totale prej 1 milionë dollarë, duke kompletuar “treshen” shqiptare së bashku edhe me kapitenin Dorian Bylykbashi e mesfushorin Ervin Bulku. “Të gjitha palët mbetën të kënaqur me nënshkrimin e kësaj kontrate, pavarësisht se për Islin, në fakt, bëhet fjalë për një rikthim te Krivbasi, por kësaj radhe me një autoritet të padiskutueshëm për vlerat e tij si portier”, ka thënë për Albania-sport.com, menaxheri i njohur i FIFA-s, Sokol Haxhia. 28-vjeçari Isli Hidi, i cili ruajti të paprekur portën e Kombëtares A në barazimin 0-0 me Maltën, me 11 shkurt, luajti të premten e kaluar si titullar me Krivbasin në barazimin 1-1 në transfertë me Metalurg Donjeck (1-1).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›