E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pëllumbi në takimin e kryeparlamentarëve

31/05/2005  Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, u shpreh dje në Sveti Stefan, në Mal të Zi, se "zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut në Shqipëri do të jenë të lira dhe të ndershme, si një dëshmi e progresit demokratik të shoqërise shqiptare". Zëdhënësi i Kuvendit bëri të ditur se gjatë fjalës së tij në takimin e 5-të të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Nismës Adriatiko-Joniane, Pëllumbi informoi mbi hapat që ka ndërmarrë Shqipëria për të realizuar kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. "Në përputhje me kërkesat e kësaj marrëveshjeje, Shqipëria ka realizuar një sërë reformash në demokratizimin e jetës së vendit, përshtatjen e legjislacionit vendas me atë evropian dhe në luftën kundër krimit të oraganizuar dhe trafiqeve", theksoi Pëllumbi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›