E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Nano bëhet i gjallë, falënderon fansat në facebook



Ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, thyen heshtjen dhe bëhet publik, por jo për të folur për politikë. Ka qenë një rikthim i beftë dhe i shkurtër vetëm për të uruar miqtë e tij në facebook që e kishin uruar për ditëlindjen, që e kishte dje më 16 shtator. Që nga dalja e tij e fundit krah Ilir Metës para zgjedhjeve të 28 qershorit ai nuk ka preferuar të përzihet në punët e partisë së tij që drejtoi për 14 vjet me radhë para se të jepte dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjet të vitit 2005. Ai nuk foli as kur pasardhësi i tij nuk ndoqi shembullin e lënë nga ai duke mos ikur nga drejtimi i partisë dhe pse humbi zgjedhjet parlamentare dhe la PS-në në opozitë për 4 vjet të tjera. Nano vazhdon të bëje një jetë private larg syve të medias dhe larg politikës. Madje në faqen e tij në facebook, ku ka qindra miq, ka prezantuar veten me një foto private nga jeta me bashkëshorten e dytë, Xhoana, dhe djalin e birësuar Klajdi. Duket se dhe falënderimin për urimet që i kanë vërshuar në këtë faqe, e ka bërë me nxitim, pasi dallohen disa gabime ortografike. Ai falënderon miqtë për urimet dhe thotë se shpreson në një të ardhme më të mirë. “Ju falenderoj nga zemra për fjalet tuja uruese... me kaq dashamiresi.Shumë faleminderit për urimet tuaj.Paq shendet,fat ,lumturi edhe gezim per te ardhmen!”. Ky është mesazhi origjinal i hedhur dje nga Nano në facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›