E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Pezës si selia e PS-së



Preferenca e Ramës për shtëpinë e Myslym Pezës, ku u organizua dhe Konferenca e Pezës 67 vjet më parë, që bashkoi komunistët dhe nacionalistët kundër pushtuesit fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka bërë që ai ta përdorë këtë shtëpi si selinë e PS-së. Pikërisht aty ai ka zgjedhur të bëjë takime politike dhe partiake për të konsumuar diskutime që kanë të bëjnë me të ardhmen e së majtës. Ndoshta Rama ka tentuar të prodhojë lajm duke gjetur ngjashmërinë e kafeve të tij me njerëzit e partisë dhe me aleatët në shtëpinë e Myslym Pezës, ku 67 vjet më parë në të vërtetë u bë një marrëveshje historike në luftën shqiptare kundër fashizmit. Në këtë shtëpi-muze Rama gjithashtu ka jetuar prej vitesh pasi shtëpia është në pronë të një prej miqve të tij dhe aktualisht deputet i PS-së, Dashamir Peza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›