E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Nano surprizë për "Apartamentin 2XL"

Autori i Lajmit: Redaksia

Një telefonatë surprizë në emisionin e përditshëm të paradites "Dita ime", ka qenë e papritura që morën djemtë e "Apartamentit 2XL". Zëri i Fatos Nanos, nën ritmin e batutave të njëpasnjëshme ka befasuar aktorët e 2XL, të cilët me këtë telefonatë kuptuan se pritja mori fund për finalen e përjavshme teksa i këndonin Fatos Nanos. Por duke paraprirë një nisje sezoni akoma dhe më të suksesshme, Nano, shkëmbeu disa batuta me aktorët e humorit. Djemtë i ankohen ish-kryeministrit se kanë përjetuar dhunë nga femrat në Tiranë, pasi ato kanë kujtuar se djemtë kanë gënjyer për ardhjen e Nanos në këtë spektakël, ndërsa ky i fundit përgjigjet se, “Do kene qene gra te ndershme”. Ndërsa djemtë i tregojnë Nanos se në “Apartamentin 2 XL” është një kolltuk i posaçëm për të, ku nuk është ulur askush ai u përgjigjet se, “Nuk i përmbush përmasat e 2 XL-së”. Në këtë pikë djemtë tregohen të gatshëm që të shkojnë në Vjenë për të patur të pranishëm Nanon në spektakël. Përpos të tjerave, Fatos Nano iu bën një premtim të veçantë jo vetëm djemve, por gjithë publikut shqiptar se të jetë prezent në puntatën e hapjes së sezonit të ri në “Apartamentin 2 XL”. "Apartamenti 2xl" u prezantua për herë të parë në mediat shqiptare dhe improvizimi, baza e këtij spektakli humori rezultoi e suksesshme duke bërë që numri i fansave online të arrijë mbi 200 mijë.

Ky lajm është publikuar: 31/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›