Komisionerja e BE: “Përshpejtim të procedurave për heqjen e vizave”
Autori i Lajmit: Redaksia
Cecilia Malmström, komisionerja për Punët e Brendshme ka deklaruar se Komisioni është i angazhuar tërësisht për përshpejtimin e heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës dhe procesi do të vlerësohet si një proces teknik. “Ne, nga ana e Komisionit Evropian jemi të gatshëm dhe shpresoj, që së shpejti, do tju japë afate shumë më preçize për procesin për Shqipërinë dhe Bosnjën”, - deklaroi Malmstrom. Sipas komisioneres, vizita e delegacionit të europarlamentarëve në Shqipëri është inkurajuese në këtë drejtim.
A është e vërtetë, siç kam mësuar ditët e fundit, që Komisioni ka një angazhim të ri për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës?
Unë dhe Komisioni jemi shumë të angazhuar në këtë drejtim dhe unë jam takuar edhe me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe të Bosnjës. Atë që po pres tani është të finalizohet raporti i ekspertëve dhe unë pastaj do të lexoj të dyja raportet. Përshpejtimi varet sigurisht nga rezultatet e vetë vendeve. Ne kemi vendosur kritere, vendet e dinë se çduhet të përmbushin, ne mundohemi që ti ndihmojmë, por përshpejtimi i marrjes së vendimit lidhet me progresin e këtyre vendeve".
Një grup eurodeputetësh ishin kohët e fundit në Shqipëri. Ata deklaruan se janë të kënaqur me përmbushjen e kritereve teknike. Sa inkurajuese është kjo për ju që të hartoni një raport pozitiv?
"Kjo është sigurisht shumë inkurajuese. Unë jam në kontakt me eurodeputetët dhe ne kemi një dialog midis nesh. Por Komisioni Evropian ka ekspertë të shteteve anëtare që e shohin përmbushjen e këtyre kritereve në aspekt shumë teknik. Por proçesi duhet të jetë i tillë. Ai duhet të jetë shumë teknik, për të qenë i besueshëm. Këto raporte po finalizohen dhe shpresoj ti marr sapo të mbarojnë Pashkët, që ti studioj dhe të nxjerr konkluzionet".
A jeni optimiste për prezantimin e propozimit legjislativ në fillim të majit?
"Nuk dua të jap data të prezantimit të propozimit legjislativ tani, para se të kem lexuar raportet për të dyja vendet, pasi nuk dua të krijoj pritje të kota. Unë e kuptoj rëndësinë e heqjes së vizave sa më shpejt për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës, aq më tepër për të rinjtë e këtyre vendeve, por nëse nuk plotësohen kushtet që janë vendosur, atëherë kjo sdo të pranohet nga disa shtete anëtare.
A mendoni, se mund të kemi vendimin përfundimtar, nuk po flas për zbatimin, por për vendimin para pushimeve verore?
Nuk mund të flas për këtë tani. Ne, nga ana e Komisionit Evropian jemi të gatshëm dhe shpresoj, që së shpejti do tju jap afate shumë më preçize për procesin për Shqipërinë dhe Bosnjën.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2010