Gravesen nuk lëviz nga Evertoni
05/01/2005
Menaxheri i Gravesen, Xhon Sivebaek ka bërë të ditur se janë të shumta klubet e mëdha nëpër Evropë, të cilat interesohen për klientin e tij. Sivebaek ka deklaruar se edhe vetë Real Madrid është përfshirë në listën e klubeve që synojnë transferimin e danezit Tomas Gravesen. Megjithatë, menaxheri i mesfushorit 28 vjeçar, të cilit i skadon kontrata me Evertonin në fundin e këtij sezoni, ka ngulur këmbë se ai nuk do të largohet. “Kam dëgjuar se edhe Reali është interesuar për Tomas, por deri tani nuk është zyrtarizuar asgjë, ka thënë Sivebaek. Unë deri më tani kam patur kontakte me shumë klube të mëdha. Sidoqoftë mund të them se duhet një rrugë e gjatë midis interesimeve të thjeshta dhe diçka që ndodh konkretisht. Madje ka patur shumë gazeta, të cilat me paturpësinë më të madhe kanë shkruar se unë kam biseduar personalisht me Realin. Sigurisht kjo është me të vërtetë qesharake. Për momentin Tomas është më i përqendruar në lojën e tij me Evertonin dhe prandaj ai do të bisedoj me klubet e interesuara më vonë. Ndoshta pas një ose dy muajsh”. Forma e jashtëzakonshme që ka treguar Gravesen i ka ardhur në ndihmë skuadrës së Evertonit për të shijuar një ecuri të madhe në pjesën e parë të këtij sezoni në Premier Ligë. Nga ana tjetër duket se menaxheri Sivebaek ka bërë të ditur që “nuk do të jetë e pamundur” për Gravesen të qëndrojë në merkaton e verës.