Uji i pijshëm, gati tarifat e reja për konsumatorët dhe privatin
18/03/2011 Për qytetet Pogradec, Gramsh dhe Lushnjë
Qytetarët e Pogradecit do ta paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm sesa ata të Lushnjës apo Gramshit. Dje ka hyrë në fuqi vendimi për tarifat e ujit për konsum publik në tre qytete, Pogradec, Gramsh dhe Lushnjë, i cili ka efekt nga 1 janari. Tarifat janë vendosur nga Komisioni kombëtar Rregullator i ERRU-s. Më konkretisht, për Pogradecin, tarifa e ujit të pijshëm për konsumatorët familjarë do të jetë 55 lekë/m3, për institucionet buxhetore do të jetë 110 lekë/m3, ndërsa për entet private tarifa do të jetë 110 lekë/m3. Tarifa fikse e shërbimit do të jetë 40 lekë/muaj/klient, ndërsa pagesa rregullatore do të jetë 1% e të ardhurave vjetore të llogaritura. Në qytetin e Lushnjës tarifa për ujin e pijshëm për konsumatorët familjarë 44 lekë/m3, për institucione buxhetore 100 lekë/m3 dhe për ente private 110 lekë/m3. Tarifa fikse e shërbimit do të jetë 100 lekë/muaj/klient, ndërsa pagesa rregullatore do të jetë 0.8% e të ardhurave vjetore të llogaritura. Për qytetin e Gramshit tarifat e ujit për konsum publik për ujin e pijshëm për konsumatorët familjarë do të jenë 32 lekë/m3, për institucionet buxhetore 90 lekë/m3 dhe për ente private 90 lekë/m3. Pagesa rregullatore do të jetë 1% e të ardhurave vjetore të llogaritura.